Prishtina Mall do të jetë qendra tregtare dhe argëtuese më e madhe në sektorin e ardhshëm në Evropën Juglindore. Dyert e saj do të hapen më 9 mars të viti 2023 për t’i ofruar konsumatorëve të Kosovës një përvojë të re të shërbimit.
Derisa kjo qendër po numëron së prapthi ditët deri në hapjen zyrtare, deri tani ka ndarë mjaft detaje nga hapësira e brendshme ku do të zënë vend brendet më të njohura. Liderët botëror nga industri të ndryshme do të kenë shtëpitë e tyre në Kosovë brenda hapësirës së “Prishtina Mall”. Projektimit të kësaj qendre deri tan i janë bashkuar profesionistë të fushave të ndryshme. Për të forcuar lidhjen mes vizitorëve të saj, Prishtina Mall ka hapur shpallje të reja ku kërkon akoma profesionistë për pozita të ndryshme.
- Kompania “Aztech” që është lider në fushën e shitjes në fushën e teknikes dhe elektronikës në Kosovë po kërkon një Arkëtar/e dhe Shitës/e së cilës i ofrohet një orar fleksibil, ambient dinamik, mundësi të zhvillimit profesional në fushën e teknologjive dhe pagë konkurruese me bonuse.
Linku: https://kosovajob.com/jobs?id=18887
- Në KFC ka vendosur një standard sa i përket përgatitjes dhe shërbimit të ushqimit. Aty asnjë ditë nuk është e njëjtë, por me gëzim, argëtim dhe sfida të reja çdo ditë. Në Prishtina Mall nga KFC po kërkojnë një person aktiv që është gati të marr pjesë në përgatitjen e ushqimeve të kolonelit. Ata po kërkojnë në Antarë/e të Ekipit që mund të përfitoj nga kushtet që ofrojnë bonuse mujore, sigurim shëndetësor, shujtë ditore falas nga KFC e zbritje në çdo blerje në KFC.
Linku: https://kosovajob.com/jobs?id=18858
- Shitës/e, Arkëtare, Financier, Burime Njerëzore, Agronom – janë pozitat në të cilat mund ta gjeni veten në kompaninë Bricolage që përmbledhë një histori solidariteti dhe sipërmarrësish vizionar. Si rrjeti më i madh i dyqaneve në Francë, ata mirëpresin ekip të ri t’i bashkohen në aventurën e re në kryeqytetin kosovar.
Linku: https://kosovajob.com/jobs?id=18563
- Ata që e duan kuzhinën, në Prishtina Mall i pret një vend i veçantë për t’i dhënë më shumë shije specialiteteve të veçanta të Sarajeva Steak House e shërbim korrekt. Ata po kërkojnë Kuzhinier/e, Ndihmës kuzhinier/e, Sallatier/e, Enëlarës/e, Kamarier/e dhe Barist/e.
Linku: https://kosovajob.com/jobs?id=18869
- Me një arsim minimal të mesëm profesional dhe aftësi të mira në shitje dhe komunikim ju bëheni kandidati ideal për t’iu bashkuar “Extreme Intimo” në pozitën e Menaxherës. Krejt çka duhet të tregoni është afërsia me klientët, komunikimi dhe të tregoheni i organizuar, profesionist dhe i përgjegjshëm. “Extreme Intimo” po kërkon edhe Tre Shitëse që gëzojnë këto aftësi për të punuar së bashku në frymë ekipore.
Linku: https://kosovajob.com/jobs?id=18479
- Skechers ofron shumë këpucë e atlete të markave më të njohura. Për t’iu bashkuar ekipit të “Skechers” në Prishtina Mall duhet të jeni person i motivuar për punë me shkathtësi në komunikim. Ky brend po kërkon të punësojë Pesë Asistente të Shitjes që duhet paraprakisht të kryejnë praktikën në “Albi Mall”.
Linku: https://kosovajob.com/jobs?id=18653
- “JYSK Prishtina Mall” ju ofron mundësinë të zhvilloni karrierën në sektorin e shitjes brenda një ambienti të veçantë e unik, ku lidhja me konsumatorin është veçse e ndërtuar. Ata po kërkojnë Një Shitës/e për t’iu bashkuar rrjetit të tyre të madh brenda qendrës më të re në kryeqytet.
Linku: https://kosovajob.com/jobs?id=18498
- Edhe brendi i njohur francez “Cacharel” është pjesë e qendrës së madhe “Prishtina Mall”. Ata po kërkojnë një Shitës/e që ka të përfunduar shkollën e mesme dhe diploma universitare vlerësohet si avantazh. Duhet të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shitjeje, të jetë i motivuar dhe të zotërojë gjuhën angleze. Në këtë pozitë orari i punës është gjashtë orë dhe përveç pagës bazë ofrohen dhe bonuse.
Linku: https://kosovajob.com/jobs?id=18815
- Edhe “Bonatti” është pjesë e ambientit gjigand të “Prishtina Mall”. Ata po kërkojnë shitëse që ka përvojë paraprake në ketë fushë, ka aftësi organizimi dhe komunikimi dhe motivim për të punuar. “Bonatti” ka shpallur konkurs për dy vende të lira në pozitën e Shitëses.
Linku: https://kosovajob.com/jobs?id=18794
- Brendi i njohur i këpucëve “Greyder” është po ashtu pjesë e kësaj qendre të madhe. Ata po kërkojnë Menaxhe/e dhe Shitës/e të cilëve ju ofrojnë orar fleksibil të punës, mundësi reale të zhvillimit profesional dhe pagë konkuruese.
Linku: https://kosovajob.com/jobs?id=18500
- Një ambient pune rrethuar me lule e ofron “Agrocoop” në Prishtina Mall. Kjo kompani po kërkon që në dyqanin e luleve “Gerbera Flowershop” të punësoj Dy Shitëse të cilat duhet të kenë përvojë në këtë fushë, aftësi organizimi dhe komunikimi dhe të jenë të motivuara për punë.
Linku: https://kosovajob.com/jobs?id=18795
- Brendi i njohur francez “Pierre Cardin” ka një gamë të gjerë veshjesh për meshkuj. Ata po kërkojnë një Shitës/e që u ofrojnë orar të punës 6 orë në ditë, pagë bazë dhe bonuse. I punësuari në këtë pozitë duhet të shpreh kujdes për produktet brenda dyqanit dhe të ketë etikë të lartë profesionale dhe orientim drejt shërbimit ndaj klientit.
Linku: https://kosovajob.com/jobs?id=18816
Për të kuptuar më shumë detaje dhe për të aplikuar direkt në këto pozita klikoni në linkun:
https://kosovajob.com/?q=prishtina+mall