KosovaJob
Të gjithë artikujt
2 Shtator 2026 · 2 min leximi

Nominimet për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 janë të hapura!

Nominimet për Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 janë të hapura!
				 	 

Kosova është plot me ndryshimtarë që përmirësimin e komunitetit e shohin si përgjegjësi personale, andaj
besojmë se kontributi i secilit duhet të vlerësohet dhe të shpërblehet, veçanërisht kur vjen në formën e punës
vullnetare. Pikërisht për këtë arsye, TOKA me mbështetjen e institucioneve, organizatave dhe partnerëve
lokalë e ndërkombëtarë po organizon për herë të tretë Kampanjën e Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit
2026!

Pas dy edicioneve të suksesshme që kanë sjellë në vëmendje dhjetëra histori frymëzuese nga e gjithë Kosova,
këtë vit synojmë të vazhdojmë promovimin, vlerësimin dhe zgjerimin e kulturës së vullnetarizmit në vend.
Përmes kësaj kampanje po kërkojmë të rinj, individë, biznese, përfaqësues të diasporës dhe figura publike që
kanë kontribuar në komunitet dhe kanë mbështetur vullnetarizmin gjatë vitit të fundit.
Në kuadër të këtij edicioni do të ndahen 7 çmime të organizuara në 2 kategori kryesore:

Kategoria A – TË RINJTË (forma e nominimit)
Përfshin çmimet:
• Vullnetari/ja i/e Vitit
• Vullnetari/ja Guximtar/e e Vitit
• Vullnetari/ja në Ngritje i/e Vitit

Kategoria B – PËRKRAHËSIT E VULLNETARIZMIT
Përfshin çmimet:
• Biznesi më Përkrahës i Vitit (forma e nominimit)
• Përfaqësuesi/ja i/e Diasporës më Përkrahës/e i/e Vitit (forma e nominimit SHQ / forma e nominimit ENG)
• Figura Publike më Përkrahëse e Vitit (forma e nominimit)
• Vullnetari/ja me Kontribut Jetësor i/e Vitit (forma e nominimit)
*Vini re, do të vlerësohet kontributi i dhënë vetëm gjatë periudhës maj 2025 – korrik 2026 (përpos çmimit
“Vullnetari/ja me Kontribut Jetësor i/e Vitit”).


Afati për nominime është 25 tetor 2026.
Procesi i nominimit nuk merr më shumë se 10 minuta.
Për informata shtesë apo pyetje, na kontaktoni përmes emailit: cmimetevullnetarizmit@toka-ks.org ose në
numrin +383 49 569 800.

Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit përkrahen nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë; programi i Fondacionit
Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) “EJA Kosovë”, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe
Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.

SHPALLJE PUNE

Store Manager, Asistente e Shitjes (Prishtina Mall)
E re
Prishtinë28 ditë
Telefoninterviewer (m⁠/⁠w⁠/⁠d) für die Markt- und Meinungsforschung (Teilzeit/Vollzeit)
E re
Disa lokacione11 ditë
Financial Controller
Prishtinë28 ditë
Teknik/e / Laborant/e
Prishtinë7 ditë
Business Developer: Web Monetization & Digital Advertising
Prishtinë21 ditë
Junior Recruiter
Prishtinë28 ditë