1
A ke pasion për financa? Malta po të pret, zbulo pozitat nga db Group!

A ke pasion për financa? Malta po të pret, zbulo pozitat nga db Group!

	 	 

A e ke imagjinuar ndonjëherë veten duke jetuar në një ishull ku dielli shkëlqen shumicën e ditëve, deti është gjithmonë pranë dhe atmosfera festive nuk mungon kurrë? Ndoshta është koha të hapësh kapitullin tënd të ri - në Maltë ku ka shume mundësi për ty që do të zhvillohesh akoma edhe më shumë në fushën e financave! 

db Group, një prej grupeve më të mëdha dhe më të diversifikuara të biznesit në Maltë, po zgjeron ekipin e financës dhe po kërkon profesionistë të motivuar që duan të rriten në një ambient ndërkombëtar dhe sfidues.

Pse duhet ta mendoni zhvendosjen në Malta dhe kompaninë db Group?

Malta, zemra e Mesdheut, është një qendër dinamike biznesi me klimë të mrekullueshme, kulturë të larmishme dhe ritëm energjik pune.

db Group operon në sektorë si hotelieri, argëtim, pasuri të paluajtshme dhe shëndetësi, duke ofruar stabilitet, ekspozim të gjerë profesional dhe mundësi të shumta zhvillimi.

Kompania ofron mbështetje të plotë për relokim dhe një ambient pune profesional, gjithëpërfshirës dhe bashkëpunues.  Përfitimet përfshijnë  edhe sigurim shëndetësor privat, kartë zbritjeje ekskluzive në restorantet dhe partnerët tanë (Hard Rock, Starbucks e më shumë), mensë me pije të ngrohta falas dhe kuzhinë të dedikuar, si dhe evente ekipore me iniciativa vlerësimi.

Këto janë pozitat kryesore që të presin ty!

Kontrollues Financiar (1 vend i lirë) - Zbulo më shumë: https://kosovajob.com/jobs?id=40225

Detyra tua në këtë rol janë të drejtoni proceset financiare, menaxhoni buxhetimin, raportimin dhe ekipin e kontabilitetit. Kualifikimi ACCA është i domosdoshëm.

Auditor i Brendshëm (1 vend i lirë) Zbulo më shumë: https://kosovajob.com/jobs?id=40226

Përgjegjësitë lidhen me sigurimin e qeverisjeve të brendshme dhe përputhshmërinë në të gjitha operacionet financiare. Nevojiten njohuri të forta në auditim dhe aftësi të shkëlqyera analitike.

Udhëheqës i Shërbimeve të Përbashkëta (1 vend i lirë). Zbulo më shumë:https://kosovajob.com/jobs?id=40227

Nga ju në këtë pozitë kërkohet të udhëhiqni shërbimet e përbashkëta financiare, standardizoni proceset dhe rritni efikasitetin e operacioneve. Përvoja menaxheriale dhe kualifikimet profesionale janë të preferuara.

Cost Controller (1 vend i lirë). Zbulo më shumë: https://kosovajob.com/db-group-malta/cost-controller-relocation-to-malta

Çfarë ofron db Group?

– Paketa konkurruese pagash, në varësi të përvojës dhe rolit

– Mbështetje për relokim dhe integrim në Maltë

– Mundësi të vazhdueshme zhvillimi profesional

– Mjedis multikulturor dhe kulturë pune e bazuar në integritet dhe ekselencë

Sigurim shëndetësor privat

–  Kartë zbritjeje ekskluzive në restorantet dhe partnerët tanë (Hard Rock, Starbucks e më shumë)

–  Mensë me pije të ngrohta falas dhe kuzhinë të dedikuar

–  Evente ekipore dhe iniciativa për vlerësimin e punonjësve

Si të aplikoni?

Mos e humb mundësinë për t’u bërë pjesë e një grupi ndërkombëtar me vizion të qartë dhe standarde të larta. Aplikoni sot, prezantoni përvojën dhe motivimin tuaj dhe zgjidhni pozitën që i përshtatet më së miri profilit tuaj.

Hape derën drejt karrierës suaj të ardhshme me db Group Malta – aty ku financa takon mundësinë globale.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet