1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Shpallje: Teknik/e / Laborant/e

Përshkrimi i punës:
Jemi në kërkim të një Teknik Laboratoranti të përkushtuar dhe të përgjegjshëm për t'u bashkuar me ekipin tonë. Kandidati ideal do të mbështesë operacionet e laboratorit duke kryer teste, analizat dhe mbikëqyrjen e pajisjeve laboratorike.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryerja e analizave laboratorike sipas protokolleve të përcaktuara
  • Përgatitja dhe mirëmbajtja e pajisjeve dhe mostrave laboratorike
  • Dokumentimi i rezultateve dhe raportimi i tyre tek supervizori
  • Sigurimi i zbatimit të standardeve të sigurisë dhe cilësisë në laborator
  • Bashkëpunimi me ekipin për përmirësimin e proceseve laboratorike

Kërkesat:

  • Diplomë në Teknik Laboratorik, Biokimi, Kimik ose fusha të ngjashme
  • Eksperiencë e mëparshme në laborator e domosdoshme
  • Të posedojë licencë valide
  • Njohuri të mira në përdorimin e pajisjeve laboratorike dhe metodave të analizës
  • Aftësi të mira organizative dhe komunikimi
  • Përgjegjshmëri dhe përpikëri në punë

Ofrojmë:

  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues
  • Mundësi për zhvillim profesional
  • Pagesë konkurruese dhe benefite të tjera

Si të aplikoni:
Dërgoni CV-në tuaj në butonin "Apliko Këtu" ose në adresën e emailit: info@fatiim.com 

ose kontaktoni në: +383 48 358 888.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet