Store Manager, Asistente e Shitjes (Prishtina Mall)
OFF-WHITE – STORE MANAGER (Prishtina Mall)
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi dhe koordinimi i përditshëm i dyqanit dhe ekipit të shitjes.
- Këshillimi dhe asistimi i klientëve gjatë procesit të blerjes.
- Kontributi në arritjen e objektivave të shitjes dhe rritjen e performancës së dyqanit.
- Monitorimi i stokut dhe organizimi i produkteve në dyqan.
- Sigurimi i zbatimit të standardeve dhe imazhit të brendit OFF-WHITE.
- Krijimi i një eksperience të shkëlqyer për klientët.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Përvojë paraprake në shitje dhe/ose menaxhim të dyqanit (përparësi).
- Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale.
- Aftësi organizative dhe udhëheqëse.
- Përgjegjësi, iniciativë dhe përkushtim ndaj punës.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të arritur objektivat e përcaktuara.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- Mundësi për të qenë pjesë e një brendi ndërkombëtar.
OFF-WHITE – ASISTENTE E SHITJES (Prishtina Mall)
Përgjegjësitë kryesore:
- Mirëpritja, këshillimi dhe asistimi i klientëve gjatë procesit të blerjes.
- Ofrimi i një eksperience sa më të mirë për klientët.
- Prezantimi dhe mirëmbajtja e produkteve në dyqan.
- Kontributi në arritjen e objektivave të shitjes.
- Bashkëpunimi me ekipin dhe zbatimi i standardeve të brendit OFF-WHITE.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale.
- Përkushtim, korrektësi dhe qasje pozitive ndaj punës.
- Aftësi për të punuar në ekip.
- Gatishmëri për të mësuar dhe për t'u zhvilluar profesionalisht.
- Përvojë paraprake nuk është e nevojshme.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese.
- Mundësi për të punuar me orar fleksibil, 6 ose 8 orë në ditë.
- Trajnim dhe mundësi për të mësuar nga ekipi ynë.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- Mundësi për të punuar me një brend ndërkombëtar.