Kompania “Auto Sherreti” SH.P.K, shpall konkurs për pozitën:
Vendi: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Regjistrimi i transaksioneve financiare dhe përditësimi i librave kontabël.
- Përgatitja e raporteve financiare mujore dhe vjetore për menaxhmentin.
- Analizimi i të dhënave financiare për të ndihmuar në vendimmarrje strategjike.
- Rakordimi i llogarive bankare dhe trajtimi i pagesave të furnitorëve.
- Menaxhimi i inventarit financiar dhe llogaritja e amortizimit të aseteve fikse.
- Sigurimi i pajtueshmërisë me rregulloret tatimore dhe standardet kontabël.
- Mbështetja e auditimeve të të jashtme me dokumentacionin e kërkuar.
- Detyra të tjera të caktuara nga Menaxhmenti
Kualifikimi i kërkuar:
- Diplomë universitare në kontabilitet, financa apo fusha të ngjashme;
- Minimum dy (2) vite përvojë pune në fushën e financave;
- Njohuri të mira në ligjet fiskale dhe standardet e kontabilitetit në Kosovë;
- Aftësi të mira në përdorimin e softuerëve financiarë;
- Njohuri të avancuara në Microsoft Office, veçanërisht Excel;
- Preferohet të jetë anëtar i ShKÇAK apo ndonjë shoqate të ngjashme profesionale;
- Aftësi për punë të pavarur, përgjegjësi të lartë dhe integritet profesional.
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (CV dhe referencat), në e-mail adresen: financa@autosherreti.com. Afati për aplikim : 10.08.2026