1
PREMIUM PLUS

Menaxher i Shitjes (Departamenti Ushqimor), Kopshtar, Zyrtare për Administratë dhe Financa

Ruaj
Beta Group
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Beta Group sh.p.k shpall konkurs për pozitën:

  1. MENAXHER I SHITJËS – DEPARTAMENTI USHQIMOR

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Përgjegjës/e për menaxhimin dhe përmirësimin e proceseve brenda departamentit.
  • Përgjegjës/e për negociatat me partnerët dhe klientët në kuadër të përgjegjësive të pozitës.
  • Analizon aktivitetin e zhvillimit të biznesit dhe strategjinë e konkurrentëve, duke përfshirë tendencat dhe qasjet e tyre të çmimeve.
  • Duhet të jetë një mendimtar/e strategjik/e, kurioz/e, inovativ/e dhe krijues/e në mënyrë që të krijojë marrëdhënie me klientet dhe partneret e biznesit.
  • Përgjegjës/e për të menaxhuar dhe motivuar ekipin e shitjës dhe merchandiserëve për të arritur shitjen sipas planeve.
  • Bërja e planeve të rregullta mujore të veprimit, vëllimi/vlera në përputhje me nevojat e zinxhirit të furnizimit.
  • Monitorimi i rezultateve të strategjive të zbatuara, nxjerrja e konkluzioneve, propozimeve dhe masave për përmirësimin e mëtejshëm të rezultateve.
  • Përgatit raporte dhe prezantime sipas nevojave dhe kërkesesës së kompanisë dhe departamentit;
  • Duhet të jetë në gjendje të përmbushë dhe tejkalojë qëllimet e performancës së shitjeve dhe të ekzekutojë kohën dhe menaxhimin e territorit.

KUALIFIKIMET

  • Diplomë universitare në fushën përkatëse.
  • Të paktën 3–5 vite përvojë pune në sektorin FMCG, prej të cilave përvojë në menaxhimin ose udhëheqjen e ekipit të shitjes do të konsiderohet përparësi.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.
  • Njohuri shumë të mira të paketës MS Office.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, organizative dhe negociuese.
  • Leje Drejtimi, Kategoria B.

Beta Group është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë punësimi. Ju njoftojmë se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Të gjithë kandidatët që aplikojnë, ju lutemi të shkruajnë pozicionin e punës për të cilin po aplikoni, në “Subject Line”, të emërtoni CV-në tuaj në formatin e mëposhtëm (Emri Mbiemër – CV).Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në e-mail: office@beta-ks.com .

Afati i aplikimit është deri më 20 Gusht 2026


 

Kopshtar – Lipjan

 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Siguron bazën materiale të nevojshme (dheun, plehun, farërat, kalemat, etj.) dhe veglat e punës për zhvillimin normal të aktivitetit. 
  • Kryen parapregaditjën e vendit për mbjellje.
  • Bënë shtimin e kulturave të gjelbërimit me fara.
  • Kryen mbjelljën e luleve dekorative në arka, tava apo vazo.
  • Kryen shërbimet e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e kulturave të gjelbërimit dhe bimëve dekorative (vaditjen, heqjën e barërave të këqija dhe gjetheve të thara, plehërimin, krasitjën, spërkatjen me pesticide).
  • Kryerja e detyrave të tjera të ngjashme sipas nevojave të punës.

KUALIFIKIMET

  • Përvojë të mëparshme si Kopshtar;
  • Të posedojë Patent Shoferin - Kategoria B;

Beta Group është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë për punësim. 

Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre përmes e-mailit: office@beta-ks.com

Afati i aplikimit është deri me datën 20 Gusht 2026 


 

  • Zyrtare për Administratë dhe Financa

 

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Kryen detyrat administrative të përditshme dhe siguron funksionimin efikas të zyrës.
  • Përgatit, organizon dhe arkivon dokumentacionin administrativ dhe financiar dhe të personelit
  • Evidenton dhe përpunon faturat hyrëse dhe dalëse, si dhe dokumentacionin përcjellës.
  • Asiston në përgatitjen e pagesave, rakordimeve dhe raporteve financiare sipas udhëzimeve të departamentit.
  • Komunikon me klientët, furnitorët, bankat dhe institucionet për çështje administrative dhe financiare.
  • Mbështet proceset e kontabilitetit duke siguruar dokumentacion të saktë dhe në kohë.
  • Koordinon korrespondencën zyrtare dhe administron pranimin, shpërndarjen dhe arkivimin e dokumenteve.
  • Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga mbikëqyrësi në përputhje me natyrën e pozitës

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Financa, Kontabilitet, Administrim Biznesi ose fushë tjetër përkatëse.
  • Minimum 1-2 vite përvojë pune në administratë, financa ose kontabilitet.
  • Njohuri të mira të kontabilitetit bazë dhe proceseve administrative.
  • Njohuri shumë të mira të paketës MS Office, veçanërisht Excel.
  • Përvoja me programe financiare/kontabiliteti do të konsiderohet përparësi.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Aftësi shumë të mira organizative, komunikuese dhe analitike.

Të gjithë kandidatët që aplikojnë, ju lutemi të shkruajnë pozicionin e punës për të cilin po aplikoni, në “Subject Line”, të emërtoni CV-në tuaj në formatin e mëposhtëm (Emri Mbiemër – CV).

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në e-mail: office@beta-ks.com .

Afati i aplikimit është deri më 20 Gusht 2026 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet