KosovaJob
Të gjithë artikujt
22 Tetor 2026 · 5 min leximi

KosovaJob prezanton versionin 2.0: Më lehtë se kurrë të gjesh punë, më lehtë të gjesh talent

Nga shpalljet që humbin mes qindra të tjerave, te kandidatët që nuk aplikojnë; nga CV-të që presin të shqyrtohen, te aftësitë që zbulojnë potencialin e një kandidati. Më 21 tetor, KosovaJob lansoi versionin e ri të platformës së punësimit, KosovaJob 2.0, duke sjellë një qasje të re ndaj kërkimit të punës dhe rekrutimit me një databazë prej 50 mijë profilesh kandidatësh.

KosovaJob prezanton versionin 2.0: Më lehtë se kurrë të gjesh punë, më lehtë të gjesh talent
				 	 

E mbështetur në inteligjencën artificiale, platforma përditësohet me funksionalitete që synojnë t’i ndihmojnë kandidatët të gjejnë mundësi më të përshtatshme, kompanitë të identifikojnë talentet e duhura dhe ofruesit e trajnimeve t’i lidhin programet e tyre me nevojat reale të tregut.

Nga shpalljet e punës te një ekosistem inteligjent për karrierën

Që nga themelimi në vitin 2012, KosovaJob ka evoluar bashkë me mënyrën se si njerëzit kërkojnë punë dhe kompanitë gjejnë punonjës.  Me KosovaJob 2.0, ky zhvillim hyri në një fazë të re, ku inteligjenca artificiale u vendos në qendër të përvojës së kandidatëve dhe kompanive.

Kërkimi i punës u bë më intuitive dhe më atraktiv

Me KosovaJob 2.0, kandidatët mund t’i përshkruajnë me gjuhë të zakonshme mundësitë që kërkojnë, ndërsa AI analizon kërkesën dhe sugjeron shpalljet më të përshtatshme. Platforma ka të integruara edhe sfida interaktive dhe atraktive në formë të lojës me pesë pyetje, të lidhura me shpalljet e punës. Kandidatët mund t’i testojnë njohuritë e tyre dhe ta krahasojnë rezultatin me atë të pjesëmarrësve të tjerë, ndërsa rezultatet mbeten private.

Për të mos humbur kandidatët që shfaqin interes, por nuk e përfundojnë aplikimin, platforma mund të dërgojë një rikujtim të personalizuar pas 24 orësh. Synimi është që më shumë kandidatë ta vazhdojnë procesin dhe të shqyrtojnë mundësitë që u përshtaten.

Kompanitë po fitojnë më shumë hapësirë për të treguar kush janë

Në tregun e punës, kandidatët nuk zgjedhin vetëm një pozitë. Ata zgjedhin edhe një kompani, një kulturë pune dhe një ambient ku duan të zhvillohen profesionalisht.

KosovaJob 2.0 u ofron kompanive profile të dedikuara ku mund të prezantojnë historinë, vlerat, përfitimet për punonjësit, ambientin e punës dhe pozitat e hapura.

Një tjetër risi është mundësia që punonjësit dhe kandidatët t’i vlerësojnë punëdhënësit. Këto vlerësime mund t’i ndihmojnë kompanitë të kuptojnë më mirë perceptimin për organizatën e tyre dhe fushat ku mund të përmirësohen.

Simba: Inteligjenca artificiale që zbulon talentet në mbi 50 mijë profile kandidatësh

Simba, asistenti me inteligjencë artificiale, vazhdon të mbështetë kompanitë në procesin e rekrutimit përmes gjashtë funksionaliteteve: asistentit me AI, filtrimit të kandidatëve, rekrutimit aktiv, identifikimit të boshllëqeve në aftësi, komunikimit përmes InMail dhe importimit të shpalljeve.

Simba analizon CV-të dhe përgjigjet e kandidatëve, i rendit sipas përputhjes me kërkesat e pozitës dhe shpjegon arsyet e vlerësimit. Kjo u ndihmon kompanive të orientohen më shpejt drejt aplikimeve më relevante.

Kompanitë tani mund të kërkojnë edhe në databazën më të madhe në Kosovë, e cila është brenda KosovaJob, me mbi 50 mijë profile kandidatësh. Meqë rreth 250 persona krijojnë profile të reja çdo ditë, kjo hapësirë u jep punëdhënësve mundësinë të zbulojnë talente edhe përtej aplikimeve që kanë pranuar.

Përmes rekrutimit aktiv, kompanitë mund të identifikojnë profile potencialisht të përshtatshme dhe të përdorin kredite për të hapur të dhënat e plota dhe kontaktin e kandidatëve që u interesojnë.

Simba përfshin gjithashtu mundësinë për të përcjellë performancën e shpalljeve dhe procesit të rekrutimit përmes të dhënave javore, si numri i shikimeve, aplikimeve të reja dhe kandidatëve të përzgjedhur në listën e ngushtë.

Qëllimi është që kompanitë të kenë më shumë informacion për të marrë vendime dhe ta menaxhojnë rekrutimin në mënyrë më të strukturuar.

Nina – një dorë e djathtë për kompanitë

Për menaxhimin e shpalljeve, KosovaJob 2.0 prezantoi Nina-n, një funksionalitet që rekomandon pako të përshtatshme dhe mund të rifreskojë shpalljet kur aplikimet fillojnë të bien.

Meqë shpalljet janë aktive për 15 ditë, rifreskimi inteligjent synon t’i mbajë ato relevante dhe të rrisë mundësinë për të tërhequr kandidatë të rinj.

Nga rekrutimi te zhvillimi i aftësive

KosovaJob 2.0 synon që procesi i rekrutimit të ndihmojë edhe në identifikimin e aftësive që mungojnë në tregun e punës.

Kur Simba identifikon mangësi të përsëritura te kandidatët, të dhënat mund të ndihmojnë në përcaktimin e nevojave për trajnim përmes KosovaJob Trainers’ Center, iniciativë e mbështetur nga Matching Skills to Jobs (MSJ), projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, i implementuar nga Swisscontact. Kështu, një refuzim nuk mbetet vetëm një përgjigje negative. Ai mund të shndërrohet në informacion që e ndihmon kandidatin të përgatitet më mirë për mundësitë e ardhshme.

Trainers’ Center synon të fuqizojë ofruesit e trajnimeve përmes analitikës dhe raportimit, duke lidhur më drejtpërdrejt zhvillimin e aftësive me nevojat e tregut të punës dhe të bizneseve.

Një cikël i ri që synon ta forcojë tregun e punës

KosovaJob 2.0 nuk synoi të ndryshonte vetëm mënyrën se si publikohen shpalljet apo shqyrtohen CV-të. Qëllimi i prezantuar ishte që teknologjia të ndihmonte në përmirësimin e gjithë përvojës së punësimit.

Synimi, siç u theksua edhe nga themeluesi i KosovaJob, Arion Rizaj, është që inteligjenca artificiale të përmirësojë përvojën e kandidatëve, të lehtësojë rekrutimin dhe të ndihmojë në identifikimin e nevojave për zhvillim profesional.

Sepse punësimi nuk ka të bëjë vetëm me gjetjen e një vendi të lirë pune, por me krijimin e përputhjes së duhur mes njerëzve, aftësive dhe mundësive.

SHPALLJE PUNE

Store Manager, Asistente e Shitjes (Prishtina Mall)
E re
Prishtinë28 ditë
Telefoninterviewer (m⁠/⁠w⁠/⁠d) für die Markt- und Meinungsforschung (Teilzeit/Vollzeit)
E re
Disa lokacione11 ditë
Financial Controller
Prishtinë28 ditë
Teknik/e / Laborant/e
Prishtinë7 ditë
Business Developer: Web Monetization & Digital Advertising
Prishtinë21 ditë
Junior Recruiter
Prishtinë28 ditë