KosovaJob
Të gjithë artikujt
7 Tetor 2026 · 2 min leximi

KosovaJob 2.0 prezantohet më 15 tetor: Një eksperiencë e re për kompanitë dhe kandidatët

KosovaJob do të prezantojë KosovaJob 2.0, versionin e ri të platformës, i cili sjell një eksperiencë të ridizajnuar dhe funksionalitete të reja për kompanitë dhe kandidatët.

KosovaJob 2.0 prezantohet më 15 tetor: Një eksperiencë e re për kompanitë dhe kandidatët
				 	 

Me versionin e ri, kompanitë do të kenë mundësi të prezantojnë më lehtë veten, të kërkojnë kandidatë dhe të krijojnë lidhje më të drejtpërdrejta me talentet që përputhen me nevojat e tyre.

Në kuadër të këtij eventi do të prezantohet edhe KosovaJob Trainers’ Center, një hapësirë që synon të lidhë kërkesat e tregut të punës me mundësitë për zhvillimin e aftësive. Përmes tij, aftësitë që kërkohen nga kompanitë do të lidhen me trajnime që ndihmojnë kandidatët t’i zhvillojnë ato. Kjo iniciativë është mbështetur nga Matching Skills to Jobs – MSJ, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, i implementuar nga Swisscontact.

Gjatë eventit, pjesëmarrësit do të zbulojnë nga afër risitë më të mëdha të KosovaJob deri më sot, përmes një prezantimi dhe demonstrimi të drejtpërdrejtë të funksionaliteteve të reja.

Agjenda

📅 15 tetor 2026
🕐 Ora 09:00
📍 Swiss Diamond

Eventi do të vijojë me prezantimin e KosovaJob 2.0, demonstrimin e funksionaliteteve të reja dhe prezantimin e Trainers’ Center, për t’u përmbyllur me një rrjetëzim mes kompanive, profesionistëve dhe partnerëve.

KosovaJob 2.0 transformon mënyrën si kompanitë gjejnë talentet dhe si talentet gjejnë mundësitë, duke e bërë tregun e punës më të shpejtë, më të zgjuar dhe më të lidhur me aftësitë e së ardhmes.

SHPALLJE PUNE

Store Manager, Asistente e Shitjes (Prishtina Mall)
E re
Prishtinë28 ditë
Telefoninterviewer (m⁠/⁠w⁠/⁠d) für die Markt- und Meinungsforschung (Teilzeit/Vollzeit)
E re
Disa lokacione11 ditë
Financial Controller
Prishtinë28 ditë
Teknik/e / Laborant/e
Prishtinë7 ditë
Business Developer: Web Monetization & Digital Advertising
Prishtinë21 ditë
Junior Recruiter
Prishtinë28 ditë