KosovaJob
Të gjithë artikujt
23 Qershor 2026 · 2 min leximi

KosovaJob pjesë e fushatës avokuese për fuqizimin e të rinjve dhe vullnetarizmin

KosovaJob ka qenë vazhdimisht e angazhuar në iniciativa që synojnë fuqizimin e të rinjve dhe krijimin e mundësive më të mira për zhvillim profesional në Kosovë. Në këtë kuadër, platforma ka qenë pjesë e një fushate avokuese të realizuar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e vullnetarizmit dhe rolin e tij në zhvillimin personal dhe profesional të të rinjve.

KosovaJob pjesë e fushatës avokuese për fuqizimin e të rinjve dhe vullnetarizmin
				 	 

Fushata është zhvilluar si pjesë e projektit “YEEP I – Fuqizimi dhe Aftësimi i të Rinjve përmes Mundësive të Reja”, i cili fokusohet në përmirësimin e qasjes së të rinjve në tregun e punës dhe në krijimin e urave mes edukimit, praktikës dhe punësimit.

Në këtë iniciativë, KosovaJob kontribuoi si zë aktiv në promovimin e vlerës së vullnetarizmit. Përmes përvojës së saj në organizimin e ngjarjeve të mëdha të punësimit, angazhimin e të rinjve dhe zhvillimin e praktikave profesionale, Gili Hoxhaj, përfaqësuese e PR-it në KosovaJob adresoi nevojnë për të fuqizuar platformën si pikë referuese e vullnetarizmit dhe që vullnetarizmi të përkrahet nga vetë kompanitë dhe të njihet edhe ligjërisht si kontribut.

Për KosovaJob, pjesëmarrja në këtë fushatë përfaqëson vazhdimin e misionit të saj për të mbështetur punësimin e të rinjve dhe për të ndërtuar një ekosistem më të fortë midis punëkërkuesve, institucioneve dhe sektorit privat.

KosovaJob mbetet e përkushtuar që të jetë pjesë e iniciativave të tilla që sjellin ndikim pozitiv dhe afatgjatë në tregun e punës dhe në fuqizimin e gjeneratave të reja në Kosovë./ KosovaJob

SHPALLJE PUNE

Store Manager, Asistente e Shitjes (Prishtina Mall)
E re
Prishtinë28 ditë
Telefoninterviewer (m⁠/⁠w⁠/⁠d) für die Markt- und Meinungsforschung (Teilzeit/Vollzeit)
E re
Disa lokacione11 ditë
Financial Controller
Prishtinë28 ditë
Teknik/e / Laborant/e
Prishtinë7 ditë
Business Developer: Web Monetization & Digital Advertising
Prishtinë21 ditë
Junior Recruiter
Prishtinë28 ditë