KosovaJob
Të gjithë artikujt
10 Maj 2019 · 3 min leximi

Viva Fresh, ndër rrjetet e para në Kosovë që do të zbatojë orarin me 2 ditë pushim në javë

Rrjeti i shitjes me pakicë, Viva Fresh, është ndër të parët nga fusha e shitjes me pakicë në Kosovë që në disa pika veçse ka filluar të zbatojë orarin e punës me 5 ditë pune dhe 2 ditë pushim për punëtorët e vet, si dhe është në proces të aplikimit të këtij orari edhe në pikat e tjera.

Viva Fresh, ndër rrjetet e para në Kosovë që do të zbatojë orarin me 2 ditë pushim në javë
				 	 

“Ne jemi të parët në retail që në disa pika kemi filluar të zbatojmë orarin 5 ditë pune dhe 2 ditë pushim dhe në të njejtën kohë jemi të përkushtuar të investojmë edhe më tutje në fuqizimin e punëtorëve dhe në shërbimin cilësor dhe adekuat”, thotë Gent Shala, zyrtar i burimeve njerëzore në Viva Fresh.

Me 60 qendra të shitjes me pakicë, Viva Fresh ka arritur të bëhet edhe shitësi i vetëm me pakicë që ka shtrirje në të gjitha regjionet e Kosovës (Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë, Podujevë, Vushtrri, Therandë, Rahovec, Lipjan, Malishevë, Kamenicë, Viti, Deçan, Fushë Kosovë, Kaçanik, Shtime, Obiliq, Istog). Ky rrjet punëson afër 3000 punëtorë.

Shala thotë se ky numër deri në sezonë, pritet të rritet akoma më shumë.

Viva Fresh Store për momentin operon në 60 pika në tërë Kosovën, e edhe ky numër pritet të rritet deri në 70 në fund të këtij viti, çka mundëson krijimin e vendeve të reja të punës, avansime në pozita për punëtorët e brendshëm dhe mundësi për aftësim profesional në kuadër të Qendrës së Trajnimeve.

Kjo kompani është në kërkim të stafit profesional.  Një ndër pikat e shumta ku Viva Fresh operon, është edhe Hani i Elezit.  Së fundmi, kompania ka hapur konkurse për 17 vende të lira të punës në këtë komunë. Viva Fresh inkurajon të gjithë kandidatët, pa dallim moshe, të aplikojnë duke plotësuar aplikacionin e kompanisë ose duke dërguar CV-të e tyre, në këtë email: human.resources@vivafresh-rks.com  apo edhe duke shkuar në pikën më të afërt të kompanisë.

Për më shumë informacione për konkurset e punës në pikën e Hanit të Elezit, klikoni linkun: https://kosovajob.com/jobs?id=1799

Konkurset e punës nuk mungojnë edhe për qytetin e Prishtinës. Të gjithë të interesuarit mund të marrin më shumë informacione, duke klikuar në këtë link: https://kosovajob.com/jobs?id=1798

Kush është Viva Fresh?

Viva Fresh Store është rrjet i qendrave të shitjes me pakicë. Ky rrjet ofron një gamë të gjerë të produkteve nga shumë sektorë, si sektori i ushqimit, higjienës, veshëmbathjes (për gra, burra dhe fëmijë), tekstil shtëpiak si dhe një mori produktesh tjera të nevojshme për mirëqënien e familjeve. Duke i pasur parasysh standardet në Kosovë, Viva Fresh karakterizohet edhe me çmimet më të ulëta në treg.

Ky artikull është prodhim i KosovaJob – Rrjetit më të madh të punësimit në Kosovë. Për çdo informatë kontakto 045 111 414 apo info@kosovajob.com

TAGS: KosovaJob, Artikulli i Javes, Vende Pune, Njoftime Pune, Oferta Pune, Portal Pune, Lyp Pune, Vende te lira Pune, Kerko Pune

SHPALLJE PUNE

Quality Assurance Coordinator (Part Time)
Disa lokacione9 ditë
Punëtore në Kuzhinë / Shërbim
Prishtinë8 ditë
Projektleiter / Operations Manager (m/w/d)
Fushë KosovëSkadon: SOT
Mekanik i Makinerive Bujqësore (Rahovec)
E re
Rahovec29 ditë
Executive Director, Festival Producer
Prizren11 ditë
Drejtor, Zëvendës Drejtor
Drenas21 ditë