KosovaJob
Komuna e Drenasit E re

Drejtor, Zëvendës Drejtor

Lokacioni Drenas Orari Full Time Kategoria Edukim, Shkencë & Hulumtim Skadon më 25 nëntor 2026
	 	 

Bazuar në nenin 77,78,79,80,81,82 dhe nenin 83 të Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtaret Publikë,  nenin 8 të Ligjit nr.03/L-212 të Punës, neni 35 i Ligjit nr.04/L-032 për arsimin parauniversitar në  Republiken e Kosovës, neni 5 pika D e Ligjit nr. 03/l-068 për Arsimin në Komunatë e  Republikës së Kosovës, nenit 8, 13 dhe 16 të Rregullores (QRK) 19/2024 për Procedurat e  Përzgjedhjes dhe Emërimit të Drejtorëve dhe Zëvendësdrejtorëve, Mësimdhënësve,  Bashkpunëtorëve Profesional, Asistentëve, Instruktuorëve dhe Sekretarëve të Institucioneve  Publike Edukativo-Arsimore dhe Aftësuese (IEAA) të Arsimit Parauniversitar dhe kërkesës së  aprovuar nr.09-070/01-44640 i dt.22/10/2026, NJMBNJ shpallë: 

  KONKURS ME KOHË TË CAKTUAR 

(I jashtëm) 

Për plotësimin e vendeve të lira të punës 

Numri i references: RN00020 

Institucioni: Komuna e Drenasit/Gllogocit 

Drejtoria: Drejtoria për Arsim 

 Titulli i Vendit të punës:  

  1. Drejtor në SHFMU ‘Xheladin Gashi-Plaku’ në Komoran
  2. Zëvendës drejtor në SHFMU ‘Rasim Kiçina’ në Drenas

Koficienti/paga: E14-Cd_211-7.20, E16-Cd- 7 

(1 koeficienti është rritur me vendim të qeverisë, sipas ligjit të pagave koeficentet janë E14- Cd 6.20, E16-Cd- 6), nëpërmjet një konkurrimi të hapur ( konkurs publik- procedurë e jashtme). 

Afati i aplikimit: 27.10.2026 deri 25.11.2026 

Kohëzgjatja e emërimit: Katër (4) vjet, me mundësi vazhdimi edhe për një mandat në të njëtin  Institucion Shkollor. 

Periudha provuese: 9.5 muaj  

1.Detyrat dhe përgjegjësitë: Drejtorit 

  1. Menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit; 
  2. Hartimin e planit vjetor të punës dhe planit zhvillimor të institucionit,të cilin e miraton Këshilli  drejtues i shkollës; 
  3. Kordinimin dhe bashkëpunimin me aktivet profesionale për ndarjen e normave dhe orëve për  mësimëdhënës/edukatorë, caktimin e kujdestarëve të klasave, kujdestarëve të dites si dhe  kërkon raportim prej tyre;
  4. Caktimin e detyrave për zgjedhjen, vlerësimin, disiplinën dhe çështjet të tjera që kanë të bëjnë   me mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë edukativo-arsimor, konform legjislacionit në fuqi si dhe   caktimi dhe shqiptimi i masave ndaj nxënësve, 
  5. Mentorimin dhe monitorimin e orëve mësimore si dhe vlërsimin e performancës së  mësimdhënësve dhe stafit tjetër administrativ-teknik,në mënyrë objektive, për çdo vit shkollor, duke e vendosur një kopje të këtij vlerësimi në dosjen e secilit punëtor dhe përgadit  një raport të përgjithshëm me rekomandime për DKA-në; 
  6. Pjesëmarrjen në panelin për pranimin e kuadrit në shkollë; 
  7. Nxjerrjen e vendimeve për themelimin e komisioneve të ndryshme në interes të shkollës;
  8. Kryerjen e detyrave tjera të ngarkuara nga ana e DKA-së dhe obligimet e përcaktuara me akte  tjera normative. 

1.Detyrat dhe përgjegjësitë: Zv.Drejtorit 

1.Zëvendësdrejtori i institucionit edukstivo – arsimor ka përgjegjësi që në bashkëpunim me  drejtorin e shkollës, të asiston në në menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të  institucionit, duke përfshier:  

2.Përgaditjen e planit vjtor, planit zhvillimor të institucionit edukativo – arsimnor dhe raportet  periodike apo vjetore;  

  1. Përdorimin efektiv dhe efikas të sistemit të informatave për menaxhimin e arsimit dhe  respektimin e kodeve të ndërlidhura të praktikës, sigurimin dhe përditësimin e të dhënave të  nevojshme gjatë tërë vitit shkollor;  
  2. Detyra të caktuara për përzgjedhjen e mësimdhënësve, vlerësimin e mësimdhënësve,  disiplinën në institucionin edukativo – arsimor dhë çështje tjera të cilat kanë të bëjnë me  mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë nga stafi mbështetës i shkollës;  
  3. Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kurrikulës;  

6.Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e punës së aktiveve dhe bashkëpunëtorëve profesional të  institucionit edukativo – arsimor;  

7.Bashkëpunon me Këshillin Drejtues të të Institucionit edukativo – arsimor (KDSH), Këshillin  e Prindërve, Këshillin e Arsimtarëve, Këshillin e Nxënësve dhe komunitetin e institucionit  edukativo – arsimor;  

8. Siguron ambjent të sigurtë dhe përkrahës për fëmijët/nxënësit në institucion, duke përfshier dhe  aplikimin e masave disiplinore ndaj nxënësve;  

9.Kujdeset për ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave, siç parashihet nga komuna apo MASHT;  

2.Kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs 

1.Kandidatët e interesuar për të konkurruar për drejtor/eshë dhe zëvendësdrejtor/eshë të  institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese parauniversitare (në vijim: IEAA-AP) duhet t’i  plotësojnë këto kritere:  

1.1. Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;  

1.2. Të ketë zotësi të plotë veprimi, sipas legjislacionit në fuqi;  

1.3. Të zotërojë̈ të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 

1.4. Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;  

1.5. Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje;  

1.6. Të mos ketë̈ në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë̈në institucion publik; 

1.7. Të ketë të kryer arsimin universitar, nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas  normativit profesional për arsim të përgjithshëm dhe normativit për arsim profesional në  fuqi;  

1.8. Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim (kualifikimin prej 300  ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar); 

1.9. Master arsimor (kualifikimin prej 300 ECTS/5 vite të shkollimit universitar); 

1.10. Bachelor katërvjeçar (kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);

1.11.Të ketë licencë të rregullt të mësimdhënësit/ses sipas udhëzimit për licencim të  mësimdhënësve;  

1.12. Të ketë përfunduar me sukses një program kualifikimi profesional për udhëheqje,  administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale për  drejtor të shkollave në Kosovë, të ofruar nga një institucion publik i aprovuar nga  MASHTI;  

1.13. Të ketë të paktën pesë (5) vite përvojë pune si mësimdhënës/e në IEAA-AP. 

1.14. Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në legjislacioni në fuqi 

2. Përjashtimisht paragrafit 1.1. shtetasit e huaj mund të aplikojnë kur kjo lejohet sipas  legjislacioni në fuqi për zyrtarët publik. 

  1. Për shkollat profesionale të AAP dhe Qendrat e  

 Kompetencës, kandidati/ja duhet të jetë me përgatitje profesionale sipas normativit për IAAP   dhe profileve përkatëse të institucionit ku konkurron. 

  1. Në momentin e aplikimit, kandidatët duhet të posedojnë këto dokumente: 

4.1. Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës të kualifikimit sipas pikave 1.7, 1.8, 1.9  apo 1.10 sipas pikës 2 të këtij konkursi; 

4.2. Certifikatën për kryerjen me sukses të programit të trajnimit për udhëheqje, administrim ose  menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave  në Kosovë, të ofruar nga një institucion publik i aprovuar nga MASHTI; 

4.3. Nëse kandidati/ja ka të përfunduar programin universitar Master për udhëheqje, administrim  ose menaxhim në arsim, nuk obligohet të dorëzoj dëshminë/certifikatën e trajnimit për   udhëheqje në arsim sipas pikës 1.12 të këtij neni;  

4.4. Kopjen e dokumentit të identitetit (ID);  

4.5. Certifikatën shëndetësore të lëshuar në gjashtë muajt e fundit nga një institucion i licencuar  shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;  

4.6. Dëshminë se nuk është i dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje;  

4.7. Vërtetimin e përvojës së punës në procesin edukativo-arsimor, nëse aplikuesi ka përvojë  pune;  

4.8. Deklaratën në betim që vërteton se në tri vitet e fundit kandidati/ja nuk ka qenë në asnjë  funksion udhëheqës në strukturat e partive politike;  

4.9. Portfolion profesionale me dëshmi.  

  1. Për pozitat e drejtorëve të shkollave, kandidatët dorëzojnë konceptin e një plani zhvillimor të  shkollës, i cili përshkruan konkretisht mënyrën dhe strategjinë përmes së cilës do të  përmirësohet cilësia menaxheriale e shkollës, mësimdhënia dhe rezultatet e nxënësve të  shkollës.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve: 

-Testi më shkrim (deri 50 % ) 

- Intervista me gojë (deri 30 %) 

 -Vlerësimi i jetëshkrimit (Portofolio profesionale (deri 20 %) 

Procedurat e konkurimit:  

Konkurimi është i hapur për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës pa dallim, të cilët i  plotësojnë kushtet e konkursit, dispozitat e Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtaret Publikë, Rregullores  (QRK) nr.19/2024 për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtorëve dhe  zëvendsdrejtorëve, mësimdhënësve, bashkpunëtorëve profesional, asistentëve, instruktuorëve  dhe Sekretarëve në institucioneve publike edukativo-arsimore dhe aftësuese (IEAA) të arsimit  parauniversitar Udhëzimit Administrativ të MASHTI, nr. 05/2021 si dhe dispozitat e tjera ligjore  në fuqi. 

Informata të përgjithshme:  

Aplikacionet merren dhe dorëzohen me dokumente të kompletuara në Zyrën për Shërbim me  Qytetarë, nga ora 08:16 çdo ditë pune, në sportelet 10,11,12 në Komunën e Drenasit,  aplikacionet mund të shkarkohen edhe nga web-faqja https://konkursi.rks-gov.net/

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen. 

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen përmes (e-mail) ose në mungesë  të një konfirmimi përmes email nga kandidati, ata do të njoftohen me telefon dhe janë të detyruar  të sjellin me vete dokumentet origjinale/noterizuara të kualifikimit që i kanë kryer.  

Në rast të mos dorëzimit të dokumentacionit origjinal/noterizuar, kandidatët do të përjashtohen  nga procedura e rekrutimit. 

Konkursi dhe rezultatet do te publikohen në faqen zyrtare të Komunës së Drenasit https://kk.rks gov.net/gllogoc/.

Afati: 25 nëntor 2026 · edhe 29 ditë
Komuna e Drenasit
Shërbime Publike, Qeveritare
0Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Edukim, Shkencë & Hulumtim
Skadon 25/11/26 (29 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Drenas