KosovaJob
Stone Castle PREMIUM+E re

Mekanik i Makinerive Bujqësore (Rahovec)

Lokacioni Rahovec Orari Full Time Kategoria Punë të Përgjithshme Skadon më 3 dhjetor 2026
Apliko tani
	 	 

MEKANIK I MAKINERIVE BUJQËSORE

Vendi i punës: Rahovec

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Diagnostikimi dhe riparimi i defekteve mekanike në traktorë dhe makineri të rënda bujqësore.
  • Mirëmbajtja periodike dhe preventive e makinerive dhe pajisjeve bujqësore.
  • Riparimi dhe mirëmbajtja e sistemeve mekanike, hidraulike dhe elektrike.
  • Kontrollimi i gjendjes teknike dhe funksionalitetit të makinerive.
  • Identifikimi në kohë i defekteve dhe propozimi i zgjidhjeve përkatëse.
  • Mbajtja e evidencës së mirëmbajtjes dhe riparimeve.
  • Kujdesi për veglat dhe pajisjet e punës.

Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar:

  • Shkollim i mesëm profesional në drejtimin e mekanikës, automekanikës ose makinerisë.
  • Së paku 3 vite përvojë pune në mirëmbajtjen dhe riparimin e traktorëve dhe makinerive bujqësore.
  • Njohuri praktike në sistemet hidraulike, mekanike dhe elektrike.
  • Aftësi për diagnostikimin dhe eliminimin e defekteve.
  • Përparësi kanë kandidatët me përvojë në makineri të rënda bujqësore.
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi për punë individuale dhe ekipore.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit të mëposhtëm ose në adresën elektronike:

info@stonecastlewine.com

Afati: 3 dhjetor 2026 · edhe 30 ditë
Apliko tani
Stone Castle
Prodhim
7Ndjekës
3Shpallje aktive
Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 03/12/26 (30 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Rahovec