KosovaJob
Të gjithë artikujt
28 Korrik 2025 · 2 min leximi

KosovaJob thellon bashkëpunimin me UIBM për të afruar studentët me punësimin

KosovaJob dhe Universiteti “Isa Boletini” nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për të fuqizuar të ardhmen profesionale të studentëve.

KosovaJob thellon bashkëpunimin me UIBM për të afruar studentët me punësimin
				 	 

Ky hap i radhës erdhi me synimin për të afruar studentët me tregun e punës dhe për të lehtësuar qasjen e tyre në mundësi punësimi në kompani publike dhe private. KosovaJob me një bashkëpunim të gjerë me kompanitë vendore dhe me produkte që e lehtësojnë punësimin do të mundohet të informojë studentët mbi përdorimin e platformës dhe aplikacionit në mënyrë të gjetjes së punës dhe edukimit të studentëve për tregun e punës dhe të ardhmen e tyre profesionale.

Memorandumi u nënshkrua nga Rektorja e UIBM, Prof. Dr. Nurten Deva, dhe Drejtori Komercial i KosovaJob, Shkamb Kërleshi, gjatë një ceremonie të mbajtur të mërkurën në objektet e rektoratit të UIBM në Mitrovicë, ku u formalizua bashkëpunimi dhe u specifikuan fushat dhe përgjegjësitë e përbashkëta.

Ky bashkëpunim do të përfshijë:

  • Organizimin e trajnimeve dhe sesioneve informuese për studentët,
  • Ofrimin e qasjes në platformën KosovaJob dhe udhëzimin për përdorimin efektiv të saj,
  • Promovimin reciprok të aktiviteteve që kanë për qëllim fuqizimin profesional të të

KosovaJob deri tani ka rreth 30 mijë profile të regjistruara që eksplorojnë mundësitë e shumta të punësimit, duke i mbajtur të përditësuar për çdo shpallje pune.

SHPALLJE PUNE

Quality Assurance Coordinator (Part Time)
Disa lokacione9 ditë
Punëtore në Kuzhinë / Shërbim
Prishtinë8 ditë
Projektleiter / Operations Manager (m/w/d)
Fushë KosovëSkadon: SOT
Mekanik i Makinerive Bujqësore (Rahovec)
E re
Rahovec29 ditë
Executive Director, Festival Producer
Prizren11 ditë
Drejtor, Zëvendës Drejtor
Drenas21 ditë