Muaji tetor ka qenë një ndër muajt më të ngjeshur sa i përket aktiviteteve në KosovaJob dhe impaktit të tyre. Nga një event i suksesshëm me +270 pjesëmarrës, te dhurimi i donacionit për “Down Syndrome Kosova” dhe Sos Fshatrat e Kosovës e deri te solidarizimi për Muajin Rozë për parandalim të Kancerit të Gjirit, anëtarët e ekipit kanë qenë pjesëmarrës edhe në trajnime e media vendore. Po ashtu dhe festat janë ato që nuk mungojnë dhe përgjatë tetorit është festuar lansimi i AkademiPune 5- vjet më parë. Të kuptojmë më shumë se çfarë e karakterizoi tetorin në KosovaJob.
“Dark Side of HR” – eventi që mblodhi +270 pjesëmarrës lidhi përvojat e errëta të HR-it
KosovaJob më 10 tetor organizoi suksesshëm eventin “Dark Side of HR” me 12 folës të njohur nga fusha e industrisë së HR-it. Në këtë event u diskutuan tema të ciklit të errët të HR-it, për mbështetjen dhe largimin nga puna, transparencën në HR, si të arrihet më shumë në ekip me më pak para, për balancin mes numrave dhe empatisë, për “burn out”, për shëndetin mendor në punë e sfida të tjera që lidhen me HR-in. Ky event është mirëpritur nga pjesëmarrësit si një ngjarje e veçantë që lidhi përvojat e HR-it, por edhe të çdo punonjësi në vend. Veç kësaj u shpalos edhe koncepti që do të sjell “PowerToHR 3” dhe data që do ta bëjnë një event përtej standardeve të krijuara deri më tani sa i përket eventeve të tilla.
KosovaJob dhuroi donacionin nga “DarkSideofHR” për Doën Syndrome Kosova dhe Sos Fshatrat e Kosovës
KosovaJob dhuroi donacionin për organizatat Down Syndrome Kosova dhe Sos Fshatrat e Kosovës, të mbledhur nga +270 biletat e shitura në eventin “Dark Side of HR”. Shpresojmë që ky kontribut të ndihmojë sado pak në punën e rëndësishme të këtyre organizatave që luajnë një rol kyç në mirëqenien dhe mbështetjen e personave me sindromën “Down” dhe në mbështetje të fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në rrezik të braktisjes. Kjo u mundësua nga komuniteti i HR-it me shumë vullnet!
KosovaJob dhuroi 20 kontrolle falas për dëgjueset e Glam Radio për Tetorin Rozë
Solidarizimi është pjesë e rëndësishme në të cilën mbështetet KosovaJob. Përgjatë këtij muaji janë mbështetur vajzat e ekipit që të bëjnë kontrolle te Spitali “Fati im”. Duke e ditur që kontrollet e parakohshme kanë shpëtuar shumë jetë njerëzish, KosovaJob ka dhuruar edhe 20 kontrolle falas për dëgjuesit e emisionit “Drive me Crazy” që transmetohet në Glam Radio dhe KTV.
KosovaJob, pjesë e trajnimit “Mobiliteti i Punës dhe Rrugët e Rregullta”
Shkamb Kërleshi – Shef Komercial në KosovaJob ka qenë pjesë e trajnimit “Mobiliteti i Punës dhe Rrugët e Rregullta”, i mbështetur nga IOM dhe financuar nga Swiss Development & Cooperation. Ai përgjatë këtij trajnimi ka shtjelluar ndryshimet dhe sfidat në tregun e punës para dhe pas liberalizimit të vizave, si dhe ka treguar zgjidhje se si KosovaJob arrin ta bëj këtë fazë më të lehtë.
AkademiPune mbushi 5 vjet në misionin edukues për punësimin
Përgjatë tetorit, KosovaJob ka festuar 5-vjetorin e platformës edukative AkademiPune e cila ka arritur +1300 artikuj e +850 mijë kuize të plotësuara, e plot rrëfime suksesi. Nga përgatitja për kërkim pune, këshilla për intervistë të punës, dokumentet për aplikim e deri të këshillat për vendimet më të vështira në punë, AkademiPune mbetet adresa kryesore për një karriere të sigurt ku të gjithë shkëlqejnë. / KosovaJob