Nëse puna juaj lidhet me fushën e Burimeve Njerëzore apo kjo fushë e dikton mënyrën se si zhvillohet puna juaj në një profesion krejt tjetër, atëherë eventi i radhës që po organizohet nga KosovaJob është pikërisht për ty! A janë vendimet e HR-it aq të thjeshta sa ne mendojmë apo çfarë i bën ato komplekse dhe a mund të përmblidhen ato vetëm në 5 minuta? – Kjo është vetëm një pyetje nga shumë sa do të zbërthehen në event.
“Dark Side of HR” titullohet eventi që po organizohet nga platforma #1 e punësimit në vend, KosovaJob më 10 tetor në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Në një format të parealizuar më herët në Kosovë, në këtë event vijnë 12 folës të zgjedhur të cilët në 5 minuta do ta zbërthejnë atë që e bën HR-in një fushë më ndryshe. Me këtë event, KosovaJob i bashkohet edhe një kauze për t’i ndihmuar anëtarët e SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë dhe Down Syndrome Kosova, ku të gjitha të ardhurat nga biletat do të shkojnë për këto dy organizata.
“After-Hours” në një laramani fjalimesh e përvojë relaksimi
Më 10 tetor (E enjte) nga ora 18:00, pas orarit të punës, ne do të mblidhemi dhe do të shkëmbejmë një përvojë relaksuese ku jo vetëm se do të dëgjojmë rrëfime të pazakonta, por në një koktej së bashku do të relaksohemi e do të reflektojmë mbi to.
Çka ka përtej kësaj fushe dhe cilat janë përvojave që do na mbajnë kureshtar për t’i dëgjuar? - Përgjigjet i marrim të gjitha në eventin e radhës.
Janë rrëfimet që do të prezantohen ato që do të na bëjnë të zhytemi më thellë në këtë fushë. Përvojat e 12 folësve të përzgjedhur do të na bëjnë të reflektojmë mbi përvojat e të tjerëve dhe t’i lidhim ato me tonat, në një prezantim interaktiv, të veçantë dhe jo më të gjatë se 5 minuta!
Këto janë vetëm disa nga risitë që po sjellim për ju në këtë moment, ditëve në vazhdim do të zbulojmë emrat dhe detaje të tjera për ngjarjen.
Pse nuk duhet ta humbisni këtë event?
Nëse jeni në fushën e HR-it, ju nuk duhet që asesi ta humbisni këtë ngjarje. “Dark Side of HR” ka për qëllim të na njoftojë me anën e errët të HR-it për të kuptuar për së afërmi sfidat, rrugëtimet e përvojat të cilat na mësojnë më shumë se gjithçka tjetër. Ky event synon të ju nxjerrë më të inspiruar për këtë fushë duke mbledhur mozaikun e rrëfimeve e përvojave nga njerëzit që e krijojnë përditë narrativen e HR-it në vend. BASHKOHUNI NË KËTË MOZAIK RRËFIMESH QË E PLOTËSOJNË TËRËSINË!
Ju mund të rezervoni ulësen tuaj këtu dhe të bëheni pjesë e një udhëtimi dinamik më 10 tetor duke filluar prej orës 18:00, po ashtu dhe të ndihmoni dy kategori të rëndësishme të shoqërisë: www.darksideofhr.com