Teknik/e i/e Elektroteknikës
Teknik/e i/e Elektroteknikës
Në të gjitha qytetet
Informacion
Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti për humbje të energjisë elektrike më datë 23-10-2026 shpall konkurs pune:
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Kryen instalimin, kontrollimin, testimin, mirëmbajtjen dhe zëvendësimin e njehsorëve elektrikë dhe pajisjeve matëse, në përputhje me procedurat dhe standardet teknike në fuqi
- Realizon lidhjet e reja të konsumatorëve në rrjetin elektrik dhe siguron instalimin e saktë dhe të sigurt të njehsorëve
- Kryen kontrolle në terren te konsumatorët komercialë dhe familjarë, me qëllim të identifikimit dhe trajtimit të parregullsive në furnizimin dhe matjen e energjisë elektrike
- Identifikon, evidenton dhe raporton rastet e keqpërdorimit të energjisë elektrike, përfshirë kyçjet ilegale, manipulimet me njehsorë dhe ndërhyrjet e paautorizuara në rrjet
- Mirëmban dhe verifikon funksionalitetin dhe saktësinë e pajisjeve matëse në asetet e KEDS-it, sipas planeve dhe urdhëresave të punës
- Bën pranim dorëzimin e njehsorëve elektrik
- Monitoron ekipet dhe punët e kryera nga ta
- Mban evidencë të saktë për punët e realizuara, përditëson të dhënat përkatëse dhe përgatit raporte periodike për aktivitetet dhe gjetjet në terren
- Monitoron dhe raporton rastet e keqpërdorimit të energjisë elektrike dhe statusin e dokumentacionit përkatës
- Bashkëpunon me kolegët, koordinatorët dhe departamentet përkatëse për realizimin e objektivave operative dhe përmirësimin e proceseve të punës
- Zbaton legjislacionin në fuqi, procedurat dhe rregulloret e brendshme të kompanisë, si dhe standardet teknike dhe kërkesat për siguri dhe shëndet në punë
Kërkesat dhe kualifikimet
- Shkolla e mesme teknike – drejtimi i elektroteknikës, kualifikimi Teknik i Elektroteknikës
- Minimum 1 vit eksperiencë pune, në fushën e Energjetikës apo lëmi të ngjashme
- E domosdoshme kategoria B e vozitjes, ndërsa kategoria C është e preferueshme
- Përdorimi elementarë i pajisjeve teknologjike (IPAD, Telefon i mençur, Kompjuter)
- Të komunikoj rrjedhshëm gjuhën Shqipe
- Aftësi të forta të zgjidhjes së problemeve dhe person i vëmendshëm në detaje
- Bashkëpunues dhe mbështetës në punët e përditshme të departamentit
Dokumentet e kërkuara
Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:
- CV
- Diplomën e kualifikimit
- Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
- Certifikata të trajnimeve të ndjekura
Shënime të Rëndësishme
- KEDS beson në një ambient pune ku talenti, përkushtimi dhe aftësitë janë të vetmet kritere për sukses. Prandaj, inkurajojmë fuqimisht vajzat dhe gratë të aplikojnë për pozitat e hapura të punës. Jemi të përkushtuar ndaj një vendi pune gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të mbështetur në vlera që promovojnë diversitetin dhe fuqizimin e të gjithë punonjësve.
- Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
- Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.