1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Brand Specialist

Rreth kompanisë

Studio Moderna është kompani lidere në fushën e shitjeve omnichannel, e cila ofron një eksperiencë të plotë blerjeje, si online ashtu edhe në dyqanet e saj TopShop dhe Dormeo Home. Nën ombrellën e Studio Moderna operojnë brendet e njohura Dormeo, Delimano, Rovus dhe Wellneo.

Për pozitën

Po kërkojmë një Brand Specialist kreativ, analitik dhe të orientuar drejt rezultateve, i cili do të kontribuojë në zhvillimin e strategjive të brendit, forcimin e pranisë së tij në treg dhe realizimin e kampanjave të marketingut.

Pozita: Brand Specialist
Departamenti: Marketing
Vendndodhja: Prishtinë

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Zhvillimi dhe ekzekutimi i strategjive të brendit për të rritur ndikimin dhe komunikimin me audiencën.
  • Monitorimi i trendeve të tregut dhe sjelljes së konsumatorëve për të përshtatur strategjitë e brendit, pozicionimin e produkteve, përcaktimin e çmimeve, ofertave dhe kampanjave.
  • Krijimi dhe koordinimi i materialeve të marketingut, si dhe konceptimi dhe realizimi i kampanjave në përputhje me kalendarin e marketingut.
  • Sigurimi i unitetit të brendit dhe produkteve në të gjitha platformat dhe kanalet e komunikimit.
  • Bashkëpunimi me ekipet e dizajnit, marketingut dhe shitjeve për të forcuar praninë e brendit në treg.
  • Hulumtimi dhe analizimi i tregut për të identifikuar mundësi të reja për zhvillimin e produkteve dhe zgjerimin e portofolit të brendit.
  • Vlerësimi i konkurrencës, preferencave të konsumatorëve dhe trendeve të industrisë për të propozuar strategji dhe produkte të reja që rrisin praninë dhe ndikimin e brendit në treg.
  • Analizimi i performancës së brendit dhe produkteve, si dhe raportimi mbi ndikimin e strategjive të zbatuara.
  • Përdorimi i analizave të të dhënave për të identifikuar mundësi të reja për rritjen e brendit dhe kategorive.
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me partnerët, influencerët dhe palët e interesuara për të rritur ekspozimin e brendit.

Kualifikimet dhe Kërkesat

  • Diplomë universitare në Marketing, Komunikim, Biznes apo fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e brendeve ose marketing.
  • Aftësi të forta analitike dhe strategjike për të interpretuar të dhënat e tregut.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Njohuri të mira mbi platformat e marketingut digjital dhe trendet e industrisë.
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe për të punuar në një ambient dinamik.
  • Kreativitet dhe aftësi për të zhvilluar ide të reja që përmirësojnë imazhin e brendit.

Çfarë ju ofrojmë?

  • Pagë konkurruese, bazuar në aftësitë dhe eksperiencën tuaj dhe skemë të bonuseve në bazë të performances.
  • Mundësi të shkëlqyera për zhvillim personal dhe profesional në fushat e menaxhmentit, shitjes dhe marketingut.
  • Ambient pune të hapur, dinamik, entuziast dhe inspirues.

Mënyra e aplikimit

Apliko duke shënuar në titullin e emailit emrin e pozitës Brand Specialist dhe dërgo CV-në përmes butonit të mëposhtëm ose në: apliko.ks@studiomoderna-sa.com

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet