1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Menaxhues rrjetesh sociale

Social Media nuk është më vetëm Facebook dhe Instagram. As nuk është vetëm një content calendar me data të kuqe e të zeza. I duhet klientit x (Twitter), ti ia menaxhon. I duhet LinkdIn, ia gjen qaren.

Prandaj ti je personi që nuk mendon vetëm "çka po postojmë?", por "si duhet me komuniku ky brand me njerëzit sot dhe nesër?". Dhe kjo nuk përfundon vetëm te klientët, por edhe te Karrota edhe krejt produktet që po i ndërtojmë.

Na po i ndërtojmë veglat e së ardhmes, prandaj njohja, pasioni dhe dëshira jo vetëm për veglat sociale, por edhe ato të së ardhmes, për me ndërtu AI sisteme bashkë, asi që na e lehtësojnë jetën, është e domosdoshme. Duhesh me pasë aftësi organizimi me vizion për të ardhmen, edhe veçanërisht me pasë gatishmëri edhe guxim me dalë nga tradicionalja.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Me zhvillu dhe koordinu strategji të social media për klientët.
  • Me kuptu brandin, audiencën dhe qëllimin e komunikimit para se me fillu content-i.
  • Me zhvillu ide dhe koncepte që funksionojnë në formate dhe platforma të ndryshme.
  • Me mendu përtej Facebook dhe Instagram, duke përfshirë TikTok, LinkedIn, YouTube, X dhe platforma të reja që po shfaqen.
  • Me kuptu se i njëjti mesazh nuk duhet patjetër me u komuniku njëjtë në çdo platformë.
  • Me koordinu me copywriter-at, dizajnerët, videografët, creators dhe ekipet të tjera.
  • Me përcjellë trendet, formatet dhe sjelljen e audiencave online.
  • Me eksperimentu me formate të reja dhe me testu ide, jo vetëm me përsërite atë që kemi bërë dje.
  • Me përdorë AI dhe mjete të reja për ideim, hulumtim, production, analiza dhe optimizim të content-it.
  • Me monitoru performancën dhe me kuptu pse diçka po funksionon ose nuk po funksionon.
  • Me nxjerrë insight-e që ndikojnë në vendimet kreative dhe strategjike.
  • Me menaxhu feedback-un e klientit pa e humb idenë dhe qëllimin e komunikimit.
  • Me bashkëpuno me Account Manager-at dhe ekipet kreative për me e shty komunikimin e klientëve përpara.

Kualifikimet dhe Kërkesat

  • Përvojë në Social Media Management, Content Management, Marketing ose rol të ngjashëm.
  • Kuptim i mirë i ekosistemit të platformave sociale, jo vetëm i një platforme.
  • Aftësi me zhvillu ide dhe me kuptu çka funksionon për audienca të ndryshme.
  • Kuriozitet i madh për trende, teknologji, AI dhe mënyra të reja të komunikimit.
  • Gatishmëri me provu gjëra të reja edhe kur nuk ka një formulë të gatshme.
  • Komunikim dhe organizim të mirë.
  • Aftësi me menaxhu disa klientë dhe projektë njëkohësisht.
  • Aftësi analitike për me kuptu performancën e content-it.
  • Përvojë në agjenci kreative/marketingu është avantazh.
  • Anglishtja e mirë është e domosdoshme. Një PLLUS i madh!

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet