1

Specialist/e për Marketing Digjital dhe Zhvillim Biznesi

Ruaj
NEOFILMS
Ndiqe
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Specialist/e për Marketing Digjital dhe Zhvillim Biznesi 

Angazhim me orar të plotë 

Kërkojmë një profesionist/e me përvojë, iniciativë dhe mendim strategjik për të zhvilluar  marketingun digjital dhe për të gjeneruar mundësi të reja biznesi për neoFILMS, NeoOnAir,  Logistick.ai, Trade3ra, QuanData AI dhe projektet tona filmike. 

Fokusi ynë është marketingu organik: përmbajtje cilësore, prezencë profesionale në rrjetet sociale,  komunikim i personalizuar dhe ndërtim i marrëdhënieve afatgjata me audiencën, klientët dhe  partnerët. 

Njihu me punën e neoFILMS:  

Web: www.neofilms.pro 

Instagram: @neofilms_official 

Përgjegjësitë kryesore 

  • Hartimi dhe zbatimi i strategjive të marketingut organik sipas objektivave dhe audiencës së secilit biznes. 
  • Organizimi i ideve dhe kthimi i tyre në plane konkrete, me prioritete, afate dhe rezultate të matshme. 
  • Planifikimi, publikimi dhe menaxhimi i përmbajtjes në rrjetet sociale, në bashkëpunim me ekipin kreativ. 
  • Zhvillimi i audiencës dhe komunitetit përmes përmbajtjes relevante, ndërveprimit dhe  bashkëpunimeve. 
  • Identifikimi dhe kualifikimi i klientëve potencialë, partnerëve dhe mundësive të reja të bashkëpunimit. 
  • Komunikimi profesional dhe i personalizuar me klientë potencialë, ndjekja e kontakteve dhe  organizimi i takimeve. 
  • Organizimi i kontakteve dhe mundësive të biznesit në CRM. 
  • Raportimi javor mbi rritjen organike, angazhimin e audiencës, kërkesat e pranuara, kontaktet e kualifikuara dhe takimet e realizuara. 

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara 

  • Përvojë e dëshmuar në marketing digjital, menaxhim të rrjeteve sociale dhe gjenerim të klientëve potencialë. 
  • Njohuri praktike të Instagram, LinkedIn, Facebook, TikTok dhe X, përfshirë formatet dhe audiencat e tyre. 
  • Aftësi për të zhvilluar strategji të qarta dhe për të propozuar ide të përshtatshme për biznese të ndryshme. 
  • Aftësi në shkrimin e përmbajtjes, storytelling dhe përshtatjen e mesazheve për audienca të  ndryshme.
  • Njohuri të analizës së performancës dhe optimizimit të përmbajtjes për rritje organike.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze, në të shkruar dhe në komunikim. 
  • Organizim, përkushtim, përgjegjësi dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip. 

Përvoja në teknologji, SaaS, media, animacion, film ose komunikim B2B përbën përparësi.

Aplikimi 

Apliko përmes butonit. 

Thekso kontributin tënd personal dhe rezultatet konkrete që mund t’i dokumentosh.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet