MENAXHER/E I/E RRJETEVE SOCIALE
Gjilan, Kosovë • Orar i plotë • Kërkohet përvojë pune
Afati i aplikimit: 6 Tetor 2026
Kërkojmë një menaxher/e të rrjeteve sociale, me përvojë praktike dhe vizion krijues, i/e cili/a do të kontribuojë në zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të pranisë sonë digjitale. Kandidati/ja ideal/e ka aftësi të forta në menaxhimin e reklamave dhe komunikimin me audiencën online, njeh mirë strategjitë e marketingut digjital dhe di të shfrytëzojë me efikasitet mjetet e Inteligjencës Artificiale në punën e përditshme.
Përgjegjësitë kryesore:
Reklama në Meta
- Krijimi, menaxhimi dhe analizimi i fushatave reklamuese në platformat Meta
- Përzgjedhja e produkteve që do të promovohen, bazuar në performancë dhe potencial shitjeje
- Krijimi i "dark ads" dhe i përshkrimeve tërheqëse e efektive për to
- Monitorimi i vazhdueshëm i performancës së reklamave dhe optimizimi i tyre për rezultate sa më të mira
Menaxhimi i komunitetit
- Përgjigje në kohë dhe në mënyrë profesionale ndaj mesazheve dhe komenteve të klientëve në rrjete sociale
- Përgjigje profesionale përmes email-it
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e një marrëdhënieje pozitive me ndjekësit dhe klientët
Përmbajtja dhe promovimi
- Gjenerimi i ideve kreative për përmbajtje dhe fushata promovuese, në përputhje me identitetin e brendit
- Koordinimi i ngushtë me ekipin për realizimin e ideve, duke dhënë udhëzime rreth konceptit, mesazhit dhe qëllimit të përmbajtjes
- Publikimi i postimeve në platformat përkatëse
- Sigurimi i konsistencës në ton, stil dhe cilësi të përmbajtjes së publikuar
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë paraprake në menaxhimin e mediave sociale dhe reklamave në Meta
- Aftësi të shkëlqyera shkrimi dhe komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze
- Aftësi të forta analitike dhe krijuese
- Njohje dhe përdorim i mjeteve të Inteligjencës Artificiale në punën e përditshme
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të përmbushur afatet kohore
- Vëmendje ndaj detajeve dhe qasje proaktive ndaj punës
Kompania ofron zhvillim në karrierë, ambiente të mira të punës, pagë konkurruese e të rregullt dhe kontratë pune.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në email adresën: hr@monuni.com