1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kouleta SA, me seli në Gjenevë të Zvicrës, për degën e saj Kouleta SH.P.K në Prishtinë shpall 1 vend të lirë pune për pozitën: 

  • Ndihmës/e kontabilist/e 

Kualifikimet: 

  • Diplomë universitare në Financa, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme
  • Certifikim nga SCAAK, IKAF apo AAB (përparësi) 
  • 1-3 vite eksperiencë pune të mëparshme në kontabilitet 
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze apo frënge 
  • Njohuri të parimeve dhe praktikave të kontabilitetit 
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale 
  • Eksperiencë me ndonjë program kontabiliteti 
  • Njohuri shumë të mira të Microsoft Office (veçanërisht Excel dhe Outlook) 

Detyrat dhe Përgjegjësitë: 

  • Regjistrimi kontabël i transaksioneve të biznesit (klientë zviceranë) 
  • Lëshimi dhe regjistrimi i faturave të shitjes 
  • Përgatitja e pasqyrave financiare dhe deklaratave fiskale për persona juridik dhe fizik (klientë zviceranë) 
  • Analizimi i të dhënave financiare 
  • Mbështetje në krijimin, transformimin dhe mbylljen e kompanive 
  • Sigurimi i informatave të sakta dhe në kohë sipas kërkesave të menaxhmentit
  • Përpikmëri në punët e përditshme dhe përmbushje e standardeve të kompanisë
  • Kryerja e detyrave të tjera administrative në rast nevoje 

Kushtet e punës: 

  • Mundësi për zhvillim dhe ngritje në karrierë 
  • Pagë konkurruese 
  • Sigurim shëndetësor 
  • 8 orë pune efektive (brenda intervalit 07:00-18:00) 
  • Ambient profesional pune me një staf bashkëpunues në qytetin e Prishtinës, lagjia Arbëria
  • Kontratë pune me orar të plotë

Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të kontaktohen për faza të mëtejshme. Të interesuarit të aplikojnë direkt përmes butonit më poshtë. 

 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet