1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Content Creator & Content Writer

Bëhu pjesë e ASHA-s!

Rreth ASHA Sh.P.K.

E ndërtuar mbi një kulturë inovacioni, ASHA SH.P.K. ka krijuar procese të forta komunikimi mes stafit dhe klientëve, të udhëhequra nga korniza të qarta dhe të mirë-strukturuara. Duke punuar me një qasje strategjik-krijuese, ne sjellim rezultate që përmbushin pritjet e klientëve tanë.

Shërbimet tona përfshijnë:

  • Fushata Marketingu
  • Video Production
  • Reklamim
  • Branding
  • Dizajn
  • Print

Po kërkojmë: Content Creator & Content Writer (On-Site, Prishtinë)

ASHA SH.P.K. po kërkon një Content Creator & Content Writer të motivuar, të organizuar dhe komunikues, i cili do të kontribuojë në krijimin e përmbajtjes kreative dhe në zhvillimin e projekteve tona digjitale.

Përshkrimi i pozitës

ASHA SH.P.K. ofron mundësi angazhimi për Content Creator & Content Writer, ku personi i përzgjedhur do të merret me krijimin e përmbajtjes kreative dhe tekstuale për rrjetet sociale, fushatat dhe platformat digjitale.

Detyrat kryesore:

  • Krijimi i përmbajtjes për rrjete sociale
  • Shkrimi i teksteve për social media, blog dhe website
  • Pjesëmarrje në brainstorming për ide kreative
  • Hulumtim bazik për projekte të ndryshme
  • Bashkëpunim me ekipin në zhvillimin e fushatave
  • Ndihmë në realizimin e përmbajtjeve vizuale, promocionale dhe tekstuale
  • Korrektim dhe përpunim i teksteve
  • Mbështetje në zhvillimin e përmbajtjes sipas tonit të brendit

Kërkesat:

  • Kreativitet dhe interes për media sociale dhe përmbajtje digjitale
  • Aftësi bazike në shkrim dhe drejtshkrim
  • Gatishmëri për të mësuar dhe punuar në ekip
  • Studime në Marketing, Media, Komunikim ose fusha të ngjashme (në vazhdim ose të përfunduara)

Position Description

ASHA Sh.P.K. offers an opportunity for a Content Creator & Content Writer, where the selected candidate will be involved in creating creative and written content for social media channels, campaigns, and digital platforms.

Main Responsibilities:

  • Creating content for social media platforms
  • Writing copy for social media, blogs, and websites
  • Participating in brainstorming sessions for creative ideas
  • Conducting basic research for different projects
  • Collaborating with the team in campaign development
  • Assisting in visual, promotional, and written content production
  • Proofreading and editing texts
  • Supporting content development aligned with brand tone

Requirements:

  • Creativity and interest in social media and digital content
  • Basic writing and grammar skills
  • Willingness to learn and work in a team
  • Studies in Marketing, Media, Communication, or related fields (ongoing or completed)

 Aplikimi / Apply through the button below or at: info@ashagraphics.com

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet