KosovaJob
Gent Shala Consulting LLC PREMIUM+

Marketing Specialist

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Marketing, Reklamim & PR Skadon më 1 nëntor 2026
Apliko tani
	 	 

MARKETING SPECIALIST

Lokacioni: Prishtinë

GS Consulting LLC, për klientin e tij, një kompani e njohur në sektorin e tregtisë me pakicë në Kosovë, kërkon Specialist të Marketingut me fokus në performancën digjitale dhe udhëheqjen e zyrës së marketingut.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Udhëheq punën e përditshme të zyrës dhe ekípit të marketingut.
  • Planifikon kalendarin e fushatave, përmbajtjen dhe buxhetin e marketingut.
  • Koordinon bashkëpunimin me agjencinë e marketingut dhe mbikëqyr materialet promocionale dhe eventet.
  • Menaxhon dhe optimizon fushatat në Google Ads (Search, Display, Shopping/Performance Max, remarketing) dhe Meta Ads (Facebook, Instagram).
  • Menaxhon SEO-në e faqes: on-page, teknike dhe lokale.
  • Analizon trafikun dhe konvertimet përmes GA4 dhe Google Search Console dhe zbaton përmirësime për CRO.
  • Monitoron dhe raporton KPI-të kryesore: ROAS, CPA, conversion rate dhe të hyrat sipas kanalít.

Kriteret:

  • Së paku 3 vite përvojë praktike në marketing digjital, me rezultate të dokumentuara në Google Ads dhe Meta Ads.
  • Njohuri të avancuara të SEO-së, GA4, Google Search Console dhe CRO.
  • Përvojë në udhëheqjen e ekipit ose në koordinimin e projekteve.
  • Aftësi analitike dhe orientim në rezultate të matshme.
  • Njohuri shumë e mirë e gjuhës shqipe dhe angleze.
  • Përvoja në retail ose e-commerce dhe certifikimet Google Ads / Meta konsiderohen përparësi.

Ne ofrojmë:

  • Pagë 1,200–1,600 €, varësisht nga përvoja.
  • Rol udhëheqës në zyrën e marketingut, me ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatet e kompanisë.

Kërkojmë një kandidat/e që i menaxhon vetë kanalet digjitale dhe i mat rezultatet me numra.

CV-në dërgojeni përmes butonit të mëposhtëm ose në administration@gentshala.com, me subjektin “Specialist i Marketingut”.

Afati: 1 nëntor 2026 · edhe 9 ditë
Apliko tani
Gent Shala Consulting LLC
Administratë · Prishtine
8Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Marketing, Reklamim & PR
Skadon 01/11/26 (9 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë