KosovaJob
Evapify PREMIUM+

Brand Developer (m/f)

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Marketing, Reklamim & PR Skadon më 25 tetor 2026
Kjo shpallje ka skaduar — aplikimet janë mbyllur.
	 	 
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal

Vende të lira pune nga kompania “Evapify”

Pozita: Brand Developer/e

Departamenti: Sales & Distribution

Lokacioni: Prishtinë

Evapify është një kompani globale me bazë në Poloni, e specializuar në distribuimin dhe shitjen e cigareve elektronike (Vapes) dhe produkteve alternative të nikotinës. Kompania operon në rajon dhe ka zyrën qendrore në Prishtinë. Aktualisht, jemi në kërkim të një Brand Developer/e energjik/e dhe proaktiv/e për t'iu bashkuar ekipit tonë në mbështetje të zhvillimit dhe rritjes së brendeve në portofolin tonë.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Zhvillimi dhe implementimi i aktiviteteve për rritjen e brendit;
  • Zgjerimi i prezencës dhe listimeve të produkteve në pika të reja shitjeje;
  • Menaxhimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me partnerët dhe Key Account.
  • Identifikimi i mundësive të reja për shitje dhe zhvillim të kategorisë;
  • Monitorimi i performancës së produkteve, shitjeve, listimeve dhe aktiviteteve promocionale;
  • Vizita të rregullta në terren dhe monitorimi i ekspozimit/pamjes së produkteve në pika;
  • Koordinimi me ekipet e Sales, Marketing;
  • Përgatitja e raporteve dhe analizave periodike mbi performancën e brendit;
  • Kontribut në planifikimin dhe implementimin e fushatave, promocioneve dhe aktiviteteve për zhvillimin e brendit.

Kërkesat kryesore:

  • Përvojë në Sales, Brand Development, Marketing, ose pozita të ngjashme;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Aftësi për të zhvilluar dhe menaxhuar marrëdhënie me klientë/partnerë;
  • Aftësi analitike dhe orientim ndaj rezultateve;
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhim të pavarur të detyrave;
  • Njohuri të mira të MS Office, veçanërisht Excel.
  • Patentë shoferi – Kategoria B;
  • Gatishmëri për punë në terren dhe udhëtime brenda Kosovës.

Aplikimet mund t'i dërgoni deri më 25.10.2026 përmes butonit të mëposhtëm ose në hrkosovo@evapify.com, duke përfshirë CV-në tuaj të përditësuar dhe një përshkrim të shkurtër se pse mendoni se kjo pozitë është e përshtatshme për ju.

Afati: 25 tetor 2026 · ka skaduar
Aplikimet janë mbyllur
Evapify
Retail dhe Distribuim
11Ndjekës
0Shpallje aktive
Kategoria Marketing, Reklamim & PR
Skadon 25/10/26 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë