AGRO BUTRINTI PO ZGJEROHET – KËRKOJMË NJË PERSON QË DI TË SHESË!
Agro Butrinti SH.P.K. kërkon një person energjik, ambicioz dhe të orientuar drejt rezultateve për pozitën:
- SPECIALIST/E PËR MARKETING & SHITJE B2B
Nëse ke aftësi të mira komunikimi, di të krijosh marrëdhënie me klientë dhe të motivon arritja e objektivave të shitjes, duam të të njohim.
Çfarë do të bësh?
- Gjetjen dhe zhvillimin e klientëve të rinj B2B.
- Kontaktimin dhe vizitën e kompanive ndërtimore, prodhuesve të dyerve/dritareve dhe kompanive të fasadave.
- Prezantimin e produkteve dhe zgjidhjeve të Agro Butrintit.
- Përgatitjen dhe përcjelljen e ofertave.
- Negocimin dhe mbylljen e shitjeve.
- Kujdesin për klientët ekzistues dhe rritjen e volumit të tyre.
- Identifikimin e projekteve të reja ndërtimore.
- Promovimin e kompanisë në rrjete sociale dhe kanale të tjera të marketingut.
- Hulumtimin e tregut dhe konkurrencës.
- Raportimin e rezultateve dhe zhvillimin e planit të shitjeve.
Çfarë do të shesësh?
Agro Butrinti ofron zgjidhje për:
- Dyer dhe dritare
- Fasada
- Xham
- Sisteme dhe zgjidhje për ndërtime
- Shërbime profesionale të instalimit
- Zgjidhje të reja IGU për tregun B2B
Çfarë kërkojmë?
Kandidati/ja ideal/e duhet të ketë:
- Përvojë në shitje, marketing ose Business Development
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi
- Aftësi për të krijuar marrëdhënie afatgjata me klientë
- Gatishmëri për punë në terren dhe vizita te klientët
- Orientim të fortë drejt rezultateve
- Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit dhe rrjeteve sociale
- Patentë shoferi – Kategoria B
- Njohuri të gjuhës angleze
Çfarë ofrojmë?
- Pagë fikse + komision/bonus sipas rezultateve.
- Sa më shumë rritet shitja, aq më shumë rritet edhe shpërblimi.
- Për kandidatin e duhur ofrojmë mundësi reale për rritje të të ardhurave dhe avancim në kompani.
Objektivi i pozitës
- Nuk kërkojmë vetëm një person që të bëjë marketing.
- Kërkojmë një person që të ndihmojë Agro Butrintin të:
- Gjejë klientë → krijojë marrëdhënie → sjellë oferta → mbyllë shitje → rrisë klientët ekzistues.
Nëse je person që preferon rezultatet mbi justifikimet, na dërgo CV-në.
Aplikimet: Info@agrobutrinti.com
Agro Butrinti SH.P.K. – Kosovë
Bëhu pjesë e ekipit Agro Butrinti.
