Kouleta SA, me seli në Gjenevë të Zvicrës, për degën e saj Kouleta SH.P.K në Prishtinë shpall 1 vend të lirë pune për pozitën:
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Financa, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme
- Certifikim nga SCAAK, IKAF apo AAB (përparësi)
- 1-3 vite eksperiencë pune të mëparshme në kontabilitet
- Njohuri të mira të gjuhës angleze apo frënge
- Njohuri të parimeve dhe praktikave të kontabilitetit
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale
- Eksperiencë me ndonjë program kontabiliteti
- Njohuri shumë të mira të Microsoft Office (veçanërisht Excel dhe Outlook)
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Regjistrimi kontabël i transaksioneve të biznesit (klientë zviceranë)
- Lëshimi dhe regjistrimi i faturave të shitjes
- Përgatitja e pasqyrave financiare dhe deklaratave fiskale për persona juridik dhe fizik (klientë zviceranë)
- Analizimi i të dhënave financiare
- Mbështetje në krijimin, transformimin dhe mbylljen e kompanive
- Sigurimi i informatave të sakta dhe në kohë sipas kërkesave të menaxhmentit
- Përpikmëri në punët e përditshme dhe përmbushje e standardeve të kompanisë
- Kryerja e detyrave të tjera administrative në rast nevoje
Kushtet e punës:
- Mundësi për zhvillim dhe ngritje në karrierë
- Pagë konkurruese
- Sigurim shëndetësor
- 8 orë pune efektive (brenda intervalit 07:00-18:00)
- Ambient profesional pune me një staf bashkëpunues në qytetin e Prishtinës, lagjia Arbëria
- Kontratë pune me orar të plotë
Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të kontaktohen për faza të mëtejshme. Të interesuarit të aplikojnë direkt përmes butonit më poshtë.
