1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PËR VENDE TË LIRA PUNE

Delta Security ofron shërbimet më të sofistikuara dhe më profesionale të sigurisë. Përvoja jonë e punës që nga viti 2001 dëshmon besnikërinë dhe përkushtimin tonë ndaj klientëve, profesionit dhe shërbimeve që ne ofrojmë. 

Të gjithë ata që janë të interesuar të jenë pjesë e Delta Security, kemi kënaqësinë të shpallim vendet e lira të punës për pozicionet e mëposhtme: 

Pozita: Depoist – 1 pozitë

Vendi: Zyrën qendrore - Prishtinë

Kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme që kërkohen nga kandidatët:

  • Kandidati duhet të ketë minimum 1 vit përvojë pune si deposit apo punë të ngjashme.
  • Të ketë shkathtësi organizative dhe të menaxhimit të kohës;
  • Diplomë e shkollës se mesme,
  • Patentë shoferi valide (B)
  • Të jetë fleksibil në oraret e caktuara;
  • Njohuri rreth sistemeve te sigurise konsiderohet perparesi

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Të bëjë pranimin e mallit ne depo
  • Pergatitjen e pajisjeve per ekipet ne teren
  • Regjistrimin e pajisjeve ne depo, mirembajtjen e stokut ne sistem
  • Të kujdeset për mirëmbajtjen e vendit te punës,
  • Detyra te tjera te percaktuara nga mbikqyresi direkt qe nderlidhen me punen

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë:

  1. Fizikisht në zyrën qendrore të Delta Security sh.p.k., në adresën: rr. Enver Maloku nr.108/1, Bregu i Diellit (ngjitur me objektin furra qerimi 1), kati 4, Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në ora 17:00; apo
  2. Përmes postes elektronike, duke dërguar CV përmes butonit të mëposhtëm ose në e-mail adresën: apliko@deltasecurity.biz 

Afati për aplikim mbetet i hapur deri më 18.07.2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet