1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Ndërmarrja Importuese dhe Shpërndarëse “Kosmonte Foods Sh.p.k.”, me seli në: Rr. e Antenës, Harilaq, Fushë Kosovë, Tel: +383 (0) 38/733- 377 shpall konkurs për poziten:

Pozita: Administrator/e për transport ndërkombëtar

Departamenti: Logjistikë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Përgatit planin e transportit për kombinime të ngarkesave dhe mbledh, verifikon dhe sistemon të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për dërgesa (fatura, packing list, CMR, certifikata etj.) dhe ia përcjell pales përkatëse.
  • Përditëson rregullisht planin e saktë të ngarkesave (statusin e porosive, datat e nisjes dhe arritjes).
  • Njofton paraprakisht shpedicionin se cila ngarkesë po vjen, në cilën pikë kufitare/doganore dhe në çfarë kohe pritet të arrijë.
  • Mban komunikim të vazhdueshëm me departamentin e Importit për datat, llojin dhe dokumentacionin e ngarkesave.
  • Njofton menaxhmentin e depos për kohën e saktë të arritjes së ngarkesave, me qëllim planifikimin e pranimit të tyre.
  • Përgatit raporte administrative për ecurinë e ngarkesave dhe i dorëzon ato tek Organizatori i Transportit si dhe tek Departamenti i Importit. 

Kualifikimet e kërkuara

  • Kualifikimi i mesëm, bachelor është përparësi;
  • Të ketë njohuri bazike për import dhe eksport;
  • Të ketë njohuri bazike për transporte rrugore, detare dhe ajrore;
  • Njohja e gjuhes angleze është përparësi,
  • Njohuri e mirë e paketës Microsoft Office, MS Excel në veçanti,
  • Aftësi të mira analitike dhe aftësi të mira llogaritëse;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Preferohet përvojë pune në fushën administrative minimalisht 1 vit.

Orari i punes: I plotë (08:00 – 16:00)

Kosmonte Foods Sh.p.k është kompani e përkushtuar në ofrimin e një ambienti sa më të përshtatshëm për punë ku ka të organizuar mbulueshmërinë e transportit, shujtes ditore si dhe sigurimit shëndetësor andaj inkurajojmë që të aplikojnë të gjithë ata të cilet plotësojnë kushtet e lartëcekura, në veçanti përsonat me aftësi të kufizuara. 

Bashkohuni me një ekip shumë të motivuar me një mjedis pune të hapur dhe komunikues.

Kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet sipas pozitës, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre me dokumentacionin relevant në posten elektronike: apliko@kosmontefoods.com

Në subjekt duhet të shënohet Pozita për të cilën aplikoni. 

Konkursi mbetet i hapur deri me 31/07/2026.

Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes Kosmonte Foods, mund të kërkoni në website-in: www.kosmontefoods.com 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet