KosovaJob
Të gjithë artikujt
20 Nëntor 2025 · 2 min leximi

Si e ndikojnë titujt e shpalljeve të punës disbalancin gjinor, diskutimi i KosovaJob në CybHER

“Stereotipet gjinore në shpalljet e punës” ishte tema që u diskutua nga përfaqësueset e KosovaJob, Narona Ahmeti - Daci dhe Gili Hoxhaj në “CybHER”, në kuadër të Global Entrepreneurship Week Kosovo në ICK. Ky sesion shërbeu si një moment i rëndësishëm reflektimi mbi mënyrën se si mund të ndërtojmë një mjedis më gjithëpërfshirës në punësim, duke nisur nga vetë shpallja e punës që është hallka e parë në procesin e gjatë të punësimit.

Si e ndikojnë titujt e shpalljeve të punës disbalancin gjinor, diskutimi i KosovaJob në CybHER
				 	 

Gjatë sesionit, ato prezantuan gabimet më të zakonshme që shfaqen në shpalljet e punës - nga zgjedhja e gjuhës që nxit stereotipe, e deri tek përshkrimet që pavetëdijshëm përjashtojnë kandidatë të mundshëm. Përmes shembujve konkretë dhe situatave reale, u ilustruan mënyrat se si këto detaje ndikojnë drejtpërdrejt në uljen e diversitetit në aplikime dhe krijimin e një ambienti të pabalancuar profesional.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë sfidat që kanë hasur në organizatat e tyre, duke e kthyer sesionin në një bisedë të hapur dhe konstruktive. Koleget tona ndanë hapa praktikë për të krijuar shpallje pune më të qarta, neutrale dhe të drejta  një qasje që ndihmon jo vetëm rekrutimin, por edhe forcimin e kulturës së organizatës.

Ky aktivitet shërbeu si një thirrje për reflektim dhe veprim, duke nënvizuar rëndësinë e gjuhës në procesin e përzgjedhjes dhe ndikimin e saj në gjithëpërfshirje. Nga diskutimi u nxor një mesazh i qartë: një treg pune i drejtë fillon me komunikim të drejtë. / KosovaJob

SHPALLJE PUNE

Menaxher/e i/e Rrjeteve Sociale
Prishtinë9 ditë
Shitës/e (Ferizaj) (5)
Ferizaj13 ditë
Shitës/e në Sektor (Prizren)
Prizren7 ditë
Dutch Speaking Business Development Consultant (Hybrid/Remote)
Prishtinë10 ditë
Specialist i Lartë i Mirëmbajtjes së Teleferikëve dhe Skiliftëve, Specialist i IT-së për Mirëmbajtjen e Sistemit DAG System dhe ERP (Alb/Srb)
Shtërpcë2 ditë
Ndihmës/e Furrëtar/e (Prizren)
Prizren7 ditë