Më 26 shtator 2025, Kosova bëri hapin e saj të parë drejt një iniciative të re dhe frymëzuese - Social Friday zyrtarisht arriti në Kosovë me organizim e KosovaJob në SOS Fshatrat e Kosovës, ku ekipi kaloi një pasdite frymëzuese me fëmijët e familjes më të madhe në Kosovë. Projekti “Social Friday” u dizajnua nga Fikret Zendeli dhe synoi të frymëzojë komunitetet që të ndërtojnë një ambient social dhe bashkëpunues.
Ky aktivitet nuk ishte vetëm një pasdite argëtimi – ishte një mundësi për të krijuar, për të lidhur dhe për të kontribuar në komunitet. Ekipi i KosovaJob, së bashku me artisten e njohur në Neë York dhe Kosovë, Teuta Ibriqaj dhe fëmijët e SOS Fshatrave, qëndruan krah për krah për të pikturuar vizionin e tyre “Ëndrrat e se nesërmes”. Artistja Teuta Ibriqaj së bashku me ekipin e KosovaJob udhëhoqi klasën e artit, duke mësuar teknikë pikture dhe duke bashkëpunuar me shumë pjesëmarrës. Në shumicën e punimeve mbizotëroi natyra si reflektim i relaksimit të fëmijëve.
Ky Social Friday tregoi se të bësh mirë nuk është thjesht bamirësi – është një ushtrim për mirëqenien mendore, një mënyrë për të parandaluar izolimin social dhe një shembull i bashkëpunimit në nivelin më të lartë.
Fikret Zendeli, një sipërmarrës nga Maqedonia e Veriut në vitin 2017 e nisi këtë iniciativë bashkë me ekipin e tij në kompaninë Breon. Fikret Zendeli prezantoi të Premten Sociale 2021 si folës në TEDxZurich Trailblazers Event. Ligjërata e tij u pasua nga një jehonë e madhe mediatike rajonale dhe kombëtare.
“Është më shumë sesa thjesht të bësh mirë. Vullnetarizmi është lidhur shkencërisht me përmirësimin e shëndetit mendor, uljen e stresit dhe rritjen e ndjenjave të qëllimit dhe përkatësisë. Nuk është thjesht një gjest i mirë, është një stërvitje mendore. Një stërvitje që ndërton rezistencë emocionale, forcon lidhjet shoqërore dhe rrit mirëqenien e përgjithshme”, shkruhet nga Social Friday.
Ky aktivitet nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e partnerëve tanë të çmuar:
Ne në KosovaJob jemi krenarë që ishim pjesë e këtij fillimi, duke vendosur Kosovën fuqishëm në hartën botërore të Social Friday. Ky ishte vetëm fillimi – le të rimendojmë të premten, të krijojmë ndryshim dhe të kontribuojmë së bashku sepse “Social Friday” nuk është një pushim nga puna. Është një mënyrë e fuqishme për t'u rilidhur.