KosovaJob
BINNI ULTRAE re

Arkitekt/e

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Arkitekturë Skadon më 20 nëntor 2026
Apliko tani
	 	 

BINNI Prishtinë shpall konkurs për pozitën ARKITEKT/E, për një kandidat/e kreativ/e, të motivuar dhe profesional/e, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për komunikimin me klientë, prezantimin e projekteve dhe përgatitjen e dokumentacionit teknik të detajuar për prodhim.

Lokacioni: Magjistralja Prishtinë–Ferizaj, km 8, Llapnasellë.

PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT E PUNËS

Komunikimi dhe bashkëpunimi me klientë

  • Komunikimi i drejtpërdrejtë me klientët për të kuptuar kërkesat, preferencat dhe nevojat e tyre.
  • Këshillimi profesional për organizimin e hapësirës, dizajnin, materialet, ngjyrat dhe zgjidhjet teknike.
  • Prezantimi i koncepteve dhe projekteve në mënyrë profesionale, duke propozuar zgjidhje funksionale dhe estetike.
  • Përfshirja e kërkesave dhe sugjerimeve të klientëve në projekt deri në miratimin e tij përfundimtar.

Projektimi dhe prezantimi i projekteve

  • Hartimi i projekteve arkitektonike dhe të dizajnit të enterierit, sipas kërkesave të klientëve.
  • Përgatitja e planeve teknike, vizatimeve 2D dhe modeleve 3D, sipas nevojës së projektit.
  • Përgatitja e prezantimeve vizuale me materiale, ngjyra, përfundime dhe detaje të dizajnit.
  • Sigurimi që projektet të jenë funksionale, estetike dhe të realizueshme nga ana teknike.

Përgatitja e dokumentacionit teknik për prodhim

  • Përgatitja e projekteve të detajuara dhe të gatshme për prodhim, me të gjitha vizatimet dhe specifikimet e nevojshme.
  • Përcaktimi i dimensioneve të sakta, trashësive, materialeve dhe detajeve teknike për secilin element.
  • Specifikimi i dekoreve, ngjyrave, aksesorëve, mekanizmave dhe mënyrës së montimit.
  • Përgatitja e listave të materialeve dhe elementeve për prodhim, sipas nevojës.
  • Kontrollimi i përputhshmërisë së dimensioneve dhe vizatimeve teknike për të shmangur gabimet gjatë prodhimit dhe montimit.
  • Përgatitja e dokumentacionit të qartë dhe të kuptueshëm për ekipin e prodhimit.

Koordinimi me prodhimin dhe ekipet e tjera

  • Bashkëpunimi me ekipin e prodhimit për realizimin e saktë të projekteve.
  • Sqarimi i detajeve teknike dhe trajtimi i ndryshimeve të mundshme gjatë procesit të prodhimit.
  • Koordinimi me ekipet e shitjes, matjes, projektimit, prodhimit dhe montimit.
  • Përcjellja e projektit nga faza fillestare deri në përfundimin e tij, duke respektuar afatet dhe standardet e cilësisë.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë në Arkitekturë, Dizajn të Enterierit ose fushë të ngjashme.
  • Njohuri të mira në vizatim teknik dhe përgatitjen e projekteve për prodhim.
  • Njohuri në programe profesionale si AutoCAD, SketchUp, 3ds Max, Revit ose programe të ngjashme.
  • Aftësi për përgatitjen e planeve, vizatimeve të detajuara, prezantimeve 3D dhe specifikimeve teknike.
  • Njohuri për materialet, dimensionet dhe proceset e realizimit të projekteve.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi me klientë.
  • Kreativitet, saktësi, përgjegjësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të respektuar afatet e përcaktuara.
  • Përvoja paraprake në arkitekturë, dizajn të enterierit, mobilim ose përgatitje të projekteve për prodhim përbën përparësi.

MËNYRA E APLIKIMIT

Të gjithë kandidatët/et e interesuar/a ftohen të dërgojnë:

  • CV-në e përditësuar me fotografi personale.
  • Portofolin e projekteve të realizuara, nëse është i disponueshëm.

E-mail për aplikim: recepcioni.prishtine@binni.biz ose permes butonit te meposhtem

Bëhu pjesë e BINNI-t dhe kontribuo me kreativitetin, njohuritë dhe profesionalizmin tënd, nga ideja fillestare deri te projekti i përfunduar dhe i gatshëm për prodhim.

BINNI PRISHTINË – Kreativitet, profesionalizëm dhe cilësi në çdo projekt!

Afati: 20 nëntor 2026 · edhe 32 ditë
Apliko tani
BINNI
Industri e Përpunimit të Drurit · Vushtrri
16Ndjekës
2Shpallje
0Punësime '26
Kategoria Arkitekturë
Skadon 20/11/26 (32 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë