1
Inditex po punëson në Prishtinë - kompania që ka vulosur suksesin në modë

Inditex po punëson në Prishtinë - kompania që ka vulosur suksesin në modë

	 	 

Kompania multinacionale Inditex është një emër i dëshmuar në fushën e modës. Suksesin e vetë e ka vulosur në më shumë se 7 mijë e 400 dyqane me shtrirje në 96 vende të botës. Inditex që ka nën ombrellë brendet e njohura si Zara, Bershka, Massimo Dutti, Oysho, Stradivarius, Pull & Bear dhe Zara Home po e zgjeron akoma më shumë rrjetin në Kosovë me dyqane të reja. Pyetja për ju është a doni të bëheni pjesë e një kompanie gjigande që ka të punësuar punonjës anë e mbanë botës dhe kujdeset për punonjësit dhe klientët e vetë?

HumanPower L. L. C – kompania që ofron shërbime tejet profesionale të rekrutimit në gjithë Evropën Juglindore është partneri ekskluziv i rekrutimit për Inditex.

Inditex e cila po zgjerohet me dyqane të reja në Kosovë, synon që misionin e vetë të vulosur anë e kënd botës ta bëj me të lehtë me një ekip profesionistësh në Kosovë. Pasioni për modën luan rol kyç për të fituar punën e re në këtë kompani dhe për tu ngritur brenda saj. Më poshtë ju shpjegojmë se cilët janë profesionistët që i kërkon Inditex në gjashtë konkurse për punësim.

Inditex

Çfarë e karakterizon pozitën Visual Merchandiser (M/F)?

Jeni person që jeni vigjilent sa i përket gjërave që lidhen me estetikën dhe pasion për modën? Në pozitën Visual Merchandiser, ju do të jeni përgjegjës që në dyqan të ketë imazhe sa më atraktive për klientët.  Duhet t’i kushtoni rëndësi detajeve që ekranet në dritare, vendkalime e sportele të jenë të kuruara me finesë. Kreativiteti dhe aftësitë tuaja të dizajnit do të kontribuojnë në atmosferën e përgjithshme të dyqanit dhe do të ndikojnë drejtpërdrejt në shitjet dhe kënaqësinë e klientëve.

Në këtë pozitë ju duhet të monitoroni parashikimin, kuptoni raportet dhe propozoni plane veprimi. Ju duhet të keni vazhdimisht ide të reja për të dhënë për ta përmirësuar produktin. Ju duhet të merreni me organizimet e brendshme sa i përket produkteve dhe të përcjellni trendët e fundit sa i përket çdo gjëje që lidhet me dizajnimin e dyqanit.

Çka duhet të keni për këtë pozitë?

Për këtë pozitë më e pakta që duhet të keni është diploma e shkollës së mesme. Duhet të keni përvojë paraprake që lidhet me fushën për të cilën aplikoni, njohuri të gjuhës angleze dhe i gatshëm të punoni në mënyrë fleksibile. Është e rëndësishme të keni aftësi të mira menaxheriale, t’i bëni gjërat me përkushtim dhe pozitivitet.

Çfarë përfitoni?

Duke aplikuar në këtë pozitë ju keni mundësoni të jeni pjesë e një industrie që e bën ndryshimin në botë. Krejt kjo duke punuar në një ambient dinamik pune me shumë risi ku ju keni mundësi vazhdimisht të rriteni profesionalisht.

Kliko në këtë link për tu njoftuar më shumë me pozitën: https://kosovajob.com/jobs?id=21944

Inditex 2

Katër pozita menaxheriale për juve që i posedoni këto aftësi

Inditex po kërkon të punësoj katër menaxher për fusha të ndryshme. Nëse i keni këto aftësi dhe përvojën paraprake në këtë fushë, krejt çka ju mbetet është t’i shikoni me kujdes konkurset e mëposhtme.

Si një Zëvendës/menaxher ju duhet të keni aftësi për të mbikëqyrur detyrat komerciale dhe operacionale në një mjedis të shitjes me pakicë. Ju e keni mundësinë të bëheni pjesë e historisë së suksesit në dyqan duke mbikëqyrur detyrat e ekipit dhe duke organizuar aktivitet që lidhen me klientët. Në këtë pozitë, roli juaj është të ruani standardin e lartë të cilët klientët janë mësuar ta presin nga kjo kompani. Ju duhet të keni aftësi menaxhuese dhe udhëheqëse, të jeni i rrjedhshëm në gjuhën angleze, të jeni fleksibël, i përkushtuar dhe shumë pozitiv.

Linku: https://kosovajob.com/jobs?id=21943

Si një Menaxher i Shitjes është e rëndësishme ta doni modën dhe t’i përcillni trendet. Dhe nëse jeni një prej tyre, lajmi i mirë është se ju do të jeni ndër të parët që do të zbuloni stilet e reja dhe do të rrethoheni me koleksione të reja që janë vazhdimisht në ndryshim. Në këtë pozitë duhet të menaxhoni shitjet e dyqaneve dhe të gjitha aktivitetet si dhe të organizoni dhe motivoni ekipin duke arritur dhe shitjet e synuara. Ju duhet të kujdesin për imazhin dhe pasqyrën e dyqanit të klientët. Ju duhet të keni aftësi menaxhuese dhe udhëheqëse, të jeni i rrjedhshëm në gjuhën angleze, të jeni fleksibël, i përkushtuar dhe shumë pozitiv.

Linku: https://kosovajob.com/jobs?id=21941

Një Menaxher Operacional në Inditex duhet ta ketë të theksuar pasionin për anën operative të shitjes me pakicë? Ju duhet të jeni një person që avanconi shpejt dhe shkëlqeni me punën tuaj në një mjedis dinamik dhe me ritme të shpejta? Si Menaxher Operacional, ju do të jeni një ndër personat më të rëndësishëm për zhvillimet në dyqan duke siguruar që ato të shkojnë në mënyrë sa më efikase. Përkushtimi juaj do të jetë vendimtar në ruajtjen e përvojës së qetë që kanë pritur klientët tanë dhe kështu do të keni mundësi të zhvilloheni dhe të shpërbleheni nga kompania. Ju duhet të keni aftësi menaxhuese dhe udhëheqëse, të jeni i rrjedhshëm në gjuhën angleze, të jeni fleksibël, i përkushtuar dhe shumë pozitiv.

Linku: https://kosovajob.com/jobs?id=21938

Inditex 3

Third Responsible Manager (M/F) – për këtë pozitë ju me shkathtësitë e juaja mund të kontribuoni në suksesi e përbashkët të kompanisë. Nga ju kërkohet të keni aftësi për të mbikëqyrur detyrat komerciale dhe operacionale në një mjedis me pakicë? Si menaxher i tretë përgjegjës, ju do të luani një rol kyç në suksesin e dyqanit, duke mbikëqyrur detyrat e ekipit, duke organizuar shitjet dhe aktivitetet e kujdesit ndaj klientit dhe duke u siguruar që dyqani është në sinkronizim me synimin e korportatës. Juve ju duhet aftësi që të mbikëqyrni ekipin në mënyrë të drejtë, t’i mbani të motivuar dhe të kujdesin për trajnimet dhe vlerësimin e tyre. Ju duhet të keni aftësi menaxhuese dhe udhëheqëse, të jeni i rrjedhshëm në gjuhën angleze, të jeni fleksibël, i përkushtuar dhe shumë pozitiv.

Linku: https://kosovajob.com/jobs?id=21940

Doni të punoni si arkëtarë me orar të plotë ose me gjysmë orari?

Nëse doni të punoni si Asistent/e i/e Shitjes ose Arkatar/e atëherë ju mund të punoni me orar të plotë ose me gjysmë orari në Inditex. Ju do të jeni gjithnjë në një hap me modën derisa ofroni shërbim për klientët në dyqan. Përgjegjësitë për këtë pozitë janë shërbimi ndaj klientit, kujdesi për dyqanet, dhomat e montimit dhe dhomat e stokut, arritja e qëllimeve të shitjes dhe kujdesi për imazhin e kompanisë dhe përvojën e klientëve. Nga ju kërkohet të të keni të përfunduar të paktën shkollën e mesme, të jeni përgjegjës, të keni ambicie për punë dhe qasje sa më pozitive si dhe të punoni me fleksibilitet (si puna me ndërrime, puna në vikende).

Linku: https://kosovajob.com/jobs?id=21874

Shfrytëzojeni këtë mundësi për të punuar në kompaninë që është përherë në hap me modën, bëhu pjesë e Inditex!

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet