Asistent/e i/e Shitjes, Arkatar (M/F)
Inditex është një grup lider i modës me më shumë se 7,400 dyqane në 96 vende të njohura për market e njohura si Zara, Bershka, Massimo Dutti, Oysho, Stradivarius, Pull & Bear dhe Zara Home.
Për dyqanet tona të reja në Prishtinë aktualisht jemi duke kërkuar:
ASISTENT I SHITJES / ARKATAR (M/F)
ORAR TË PLOTË OSE PART TIME (GJYSMË ORARI)
E doni modën, ju pëlqejnë trendet?
Keni mundësinë të jeni ndër të parët në zbulimin e stileve dhe trendeve të reja. Ju do të jeni të rrethuar me koleksione të reja që ndryshojnë vazhdimisht. Lëreni pasionin që e keni për modën të transmetohet tek klientët tanë sepse në dyqanet tona moda po bëhet tashmë mënyrë jetese.
Përgjegjësitë tuaja:
- shërbimi ndaj klientit;
- kujdesi për dyqanet, dhomat e montimit dhe dhomat e stokut;
- arritja e qëllimeve të shitjes;
- kujdesi për imazhin e kompanisë dhe përvojën e klientëve.
Kualifikimet:
- të keni të përfunduar të paktën shkollën e mesme;
- të jeni përgjegjës, të keni ambicie për punë dhe qasje sa më pozitive;
- fleksibilitet (puna me ndërrime, puna në vikende).
Përfitimet:
- punoni për grupin lider të modës;
- mundësi të konsiderueshme rritjeje dhe zhvillim profesional;
- mjedis dinamik i punës.
Si të aplikoni:
Aplikimi juaj është i vlefshëm vetëm përmes KosovaJob dhe butonit të mëposhtëm “Apliko këtu”.
Afati i fundit për aplikim është deri të premtën, 21 korrik 2023.
Për intervistë do të ftohen vetëm kandidatët që plotësojnë kërkesat e kërkuara.

