KONKURS PUNE
Intern Help Desk / IT Support
Lokacioni Cacttus Education, Prishtinë
Kontrata 6 muaj, me mundësi vazhdimi.
Periudha e aplikimit 12.10.2026 – 12.11.2026
CACTTUS Education shpall konkurs për pozitën Intern / Praktikant/e në Help Desk / IT Support, duke ofruar mundësi për përvojë praktike në mbështetje teknike, zgjidhjen e problemeve IT dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe laboratorëve të institucionit.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Pranon, evidenton dhe trajton kërkesat e përdoruesve për mbështetje teknike;
- Ofron mbështetje të nivelit të parë (first-line support) për stafin, ligjëruesit dhe studentët;
- Identifikon dhe zgjidh probleme bazike me kompjuterë, laptopë, printerë, projektorë dhe pajisje të tjera periferike;
- Asiston në instalimin, konfigurimin dhe përditësimin e sistemeve operative dhe aplikacioneve;
- Mbështet përdoruesit në përdorimin e Microsoft 365, emailit, platformave mësimore dhe sistemeve të brendshme;
- Ndihmon në diagnostikimin e problemeve bazike të rrjetit, internetit dhe Wi-Fi;
- Kontrollon funksionalitetin dhe mbështet përgatitjen teknike të pajisjeve në klasa dhe laboratorë për mësim, trajnime, prezantime dhe aktivitete;
- Kontrollon funksionalitetin dhe mbështet përgatitjen teknike të pajisjeve në klasa dhe laboratorë për mësim, trajnime, prezantime dhe aktivitete;
- Dokumenton kërkesat, ndërhyrjet dhe zgjidhjet në sistemin përkatës dhe përcjell problemet më komplekse te personi ose ekipi përgjegjës;
- Ndihmon në mbajtjen e evidencës së pajisjeve IT, aksesorëve, licencave dhe inventarit teknik;
- Bashkëpunon me ekipet e institucionit dhe kryen detyra të tjera që lidhen me mbështetjen teknike, sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit.
KUALIFIKIMET DHE KRITERET
- Student/e, i/e sapodiplomuar ose i/e diplomuar në Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike, Rrjeta Kompjuterike ose fusha të ngjashme;
- Njohuri bazike për pajisjet kompjuterike, sistemet operative dhe rrjetet;
- Aftësi për identifikimin e problemeve dhe kërkimin e zgjidhjeve
- Aftësi të mira komunikimi dhe gatishmëri për të ndihmuar përdoruesit;
- Përgjegjshmëri, organizim dhe gatishmëri për të mësuar teknologji dhe sisteme të reja;
- Aftësi për të punuar në mënyrë individuale dhe në ekip;
- Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht
MËNYRA E APLIKIMIT
Dërgoni CV-në dhe letrën motivuese në jobs@cacttus.education, me subjekt “Aplikim – Intern Help Desk / IT Support”.
Afati i aplikimit: 12.11.2026. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.