Techtonic vjen së shpejti në Kosovë për të përmbushur të gjitha nevojat tuaja elektronike në një vend. Si dhe për ta bërë ndryshimin në tregun elektronik. Me një shumëllojshmëri të gjerë pajisjesh e shërbimesh ju mund të jeni më afër se kurrë me trendët teknologjike.
Për ta bërë këtë shërbim sa më efikas dhe për të ndërtuar një raport të qëndrueshëm, Techtonic po kërkon staf i cili mund ta prezantojë sa më mirë këto produkte. Techtonic është një zinxhir dyqanesh me pajisje elektronike në Kosovë. “Që nga themelimi në 2023, ne po angazhohemi për të ofruar produkte me cilësi të lartë me çmime të mira për klientët tonë” shprehen në synimin e tyre.
Techtonic L.L.C tani po hap dy dyqane në qytetin e Prishtinës me misionin për ta bërën ndryshimin në tregun e elektronikës dhe këtë besojnë se mund ta bëjnë me një staf që mund tu përmbahet përgjegjësive, të kenë iniciativë dhe aftësi të mira komunikuese.
Techtonic po kërkon të punësoj 32 punonjës të rinj të cilëve ju ofron një ambient të sigurt, pastër dhe dinamik të punës, pagë konkurruese, një shujtë shqimi gjatë orarit të punës e mundësi zhvillimi në karrierë.
5 vende të lira pune për arkatar/e, çfarë kërkohet për këtë pozitë?
Techtonic po kërkon të punësojë 5 arkatar/e të cilët duhet të kenë të përfunduar shkollimin e mesëm, të kenë njohuri bazike të punës me kompjuter, të paketës Microsoft Office. Njohja e produkteve teknologjike.
Çfarë ofrohet për arkatarët?
Paga që ofrohet për këtë pozitë është 350 Euro dhe një shujtë ushqimi gjatë orarit të punës. Punonjësit në këtë pozitë do të mund të punojnë në një ambient të sigurt, pastër dhe dinamik të punës ku bashkëpunimi me kolegët dhe klientët është tejet i rëndësishëm. Punonjësit do të kenë vazhdimisht mundësi të zhvillohet në karrierë.
Një pozitë e hapur për Agjent/e i/e shitjes me shumicë
Techtonic po kërkon të punësoj një agjent/e i/e shitjes me shumicë nga i i/e cila kërkohet të ketë përfundimin e shkollës së mesme, të ketë njohuri bazike të punës me kompjuter dhe të produkteve teknologjike, të ketë njohuri të mira të Microsoft Office kurse njohja e gjuhës angleze konsiderohet avantazh. Nga ky kandidat kërkohet të ketë së paku dy vjet përvojë pune në shitje me pakice dhe shërbime ndaj klientit.
Nga ky kandidat kërkohet të jetë komunikativ dhe të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur duke krijuar raport të mirë me klientët potencialë dhe duke mbajtur marrëdhëniet e mira me klientët aktual.
Çfarë ofrohet për këtë pozitë?
Për këtë pozitë ofrohet pagë mujore prej 600 Euro në muaj, një shujtë ushqimi gjatë orarit të punës, ambient i sigurt, i pastër dhe dinamik i punës me mundësi të vazhdueshme për tu zhvilluar në karrierë.
8 Pozita të hapura për Shitës/e Profesionistë
Në Techtonic besojnë se nuk ka mënyrë më të mirë për të shitur produktet tona sesa të kemi dikë që i njeh dhe i do ato. Kjo është arsyeja pse janë në kërkim për përfaqësues shitjesh që janë të apasionuar pas teknologjisë dhe e vlerësojnë punën me klientët. Nga ky punonjës kërkohet që të di të jap informacione për produktin dhe ta promovojë atë në çfarëdo forme.
Këta kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollimin e mesëm, të kenë njohuri bazike të punës me kompjuter, të jenë të gatshëm të punojnë në ekipit dhe të jenë të etur për të mësuar gjëra të reja dhe të jenë të hapur ndaj kritikave. Njohja e produkteve teknologjike, e paketës Microsoft Office, njohja e gjuhës angleze dhe përvoja paraprake konsiderohen avantazh.
Çfarë fitoni nga kjo pozitë?
Paga mujore që ofrohet për të punësuarit në këtë pozitë është 400 Euro në muaj, shujtë ushqimi gjatë orarit të punës, ambient i sigurt, i pastër dhe dinamik i punës me mundësi të vazhdueshme për tu zhvilluar në karrierë.
8 Pozita të hapura për asistent/e në shitje
Nëse jeni duke kërkuar një vend pune ku mund të mësoni aftësi të reja, kjo është pozita e duhur për ju. Një asistent i shitjes në Techtonic duhet të jetë përgjegjës për të ndihmuar klientët të gjejnë dhe blejnë produktet që kanë nevojë, si dhe t'u përgjigjet pyetjeve dhe të ndërveprojë me ta për t'u siguruar që ata të ndihen rehat.
Një kandidat ideal do të ketë aftësi të forta për shërbimin ndaj klientit, aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe një interes për teknologjinë. Nga ki kandidat kërkohet përfundimi i shkollës së mesme, të ketë aftësi komunikuese në dhënien e informatave të ndryshme dhe aftësi të mira komunikimi në telefon, si dhe përvojë paraprake në ambient shitjeje me pakicë. Njohja e produkteve teknologjike dhe njohja e gjuhës angleze vlerësohet si avantazh.
Çfarë fitoni nga kjo pozitë?
Paga mujore për këtë pozitë është 300 Euro, shujtë ushqimi gjatë orarit të punës, ambient i sigurt, i pastër dhe dinamik i punës me mundësi të vazhdueshme për tu zhvilluar në karrierë.
Pozitë e hapur për agjent/e të shitjes në teren
Nëse keni entuziazëm të madh kur flisni për teknologjinë, atëherë ju mund t’i bashkoheni ekipit të Techtonic duke u punësuar si agjent shitjesh në teren. Nga agjenti i shitjes kërkohet të kontaktojë klientë potencialë dhe të flas me ta për produktet e Techtonic.
Nga ky kandidatë kërkohet të ketë të përfunduar shkollën e mesme, të ketë njohuri bazike të punës me kompjuter, rreth dy vjet përvojë në shitje, shkathtësi të mira komunikimi dhe dëshirë për të mësuar gjëra të reja. Njohja e paketës Microsoft Office dhe njohja e gjuhës angleze vlerësohet si avantazh.
Çfarë ofrohet për ketë pozitë?
Paga mujore për këtë pozitë është 600 Euro në muaj dhe shujtë ushqimi gjatë orarit të punës, ambient i sigurt, i pastër dhe dinamik i punës me mundësi të vazhdueshme për tu zhvilluar në karrierë.
Kërkohen 5 agjentë të shitjeve online dhe përmes thirrjeve në telefon
Techtonic po kërkon agjentë të shitjeve online që kanë përvojë në shërbimin ndaj klientit dhe që kanë aftësi të krijojnë lidhje të reja me njerëz. Agjenti onlinei shitjes ka për detyrë të kuptojë punën se si të shesë përmes telefonit pra aplikacioneve që gjenden në telefon si ato të rrjeteve sociale (Instagram, snapcaht, ëhatsapp, etj). Kjo pozitë kërkon dikën që ka njohuri të përgjithshme për telefon dhe që di të komunikoj përmes tij.
Nga ky kandidatë kërkohet të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm, të ketë njohuri bazike të punës me kompjuter, të ketë rreth dy vjet përvojë në shitje dhe shërbim ndaj klientit, të dij të përdorë në mënyre efikase rrjete sociale. Njohja e mirë e paketës së Microsoft Office dhe njohja e gjuhës angleze vlerësohen si avantazh.
Çfarë ofrohet për ketë pozitë?
Paga mujore për këtë pozitë është 450 Euro në muaj dhe shujtë ushqimi gjatë orarit të punës, ambient i sigurt, i pastër dhe dinamik i punës me mundësi të vazhdueshme për tu zhvilluar në karrierë.
2 vende të lira pune për shofer
Techtonic po kërkon dy shofeër që të jenë pjesë e ekipit. Nga kandidati kërkohet të ketë një patentë shoferipër ngasje të furgonave (minibus) dhe të kaluar të pastër sa i përket aksidenteve rrugore. Nga shoferët kërkohet të jenë përgjegjës për dërgimin e makinave larëse, televizorëve dhe frigoriferëve për klientët. Shoferi ka për detyrë të transportojë personelin apo produktet te destinacioni i caktuar dhe për këtë ai/ajo duhet të ketë përgjegjësi dhe të jetë i saktë në kohë. Si shofer është e rëndësishme që të respektoj ligjin në komunikacion dhe të mos krijojë problem. Nga ky kandidatë kërkohet ketë të përfunduar shkollimin e mesëm dhe të ketë dy vjet minimum përvojë pozitë të ngjashme.
Çfarë ofrohet për këtë pozitë?
Paga mujore që ofrohet për këtë pozitë është 400 Euro, një shujtë ushqimi gjatë orarit të punës, ambient i sigurt, i pastër dhe dinamik i punës me mundësi të vazhdueshme për tu zhvilluar në karrierë.
2 vende të lira për Menaxher/e Dyqani
Fokusi i Techtonic është ofrimi i shërbimit më të mirë të klientëve në qytet, për ta arritur këtë synim po kërkojnë dy menaxherë të dyqanit të cilët kanë përvojë paraprake dhe i njohin mirë produktet si dhe kanë aftësi të njohin punëtorët. Nga menaxheri në këtë pozitë kërkohet të jetë i gatshëm për përgjegjësi të ndryshme si dhe të jetë i gatshëm të ndihmojë punëtorët e ekipit të tij për punët që kanë. Nga ju pritet që të na ndihmoni në rritjen e përfomancës së firmës sonë në përgjithësi.
Ky kandidat duke të ketë të përfunduar shkollimit e lartë. Të ketë njohuri bazike të punës me kompjuter, të ketë rreth 5 vjet përvojë në shitje dhe shërbim ndaj klientit dhe të ketë aftësi menaxheriale dhe aftësi për të udhëhequr, si dhe shkathtësi të mira komunikimi. Ky kandidat duhet të ketë gjithmonë dëshirën për të mësuar gjëra të reja dhe i/e hapur ndaj kritikave. Njohja e mire e produkteve teknologjike, e paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Word, si dhe njohja e gjuhës angleze konsiderohet si avantazh.