Pastruese, Recepsioniste
KONKURS PUNE – HOTEL SAPPHIRE, PRIZREN
Hotel Sapphire shpall konkurs për pozitën:
- PASTRUESE
- RECEPSIONISTE
Kërkojmë një person të përgjegjshëm, të rregullt dhe të përkushtuar, i cili dëshiron të bëhet pjesë e stafit tonë dhe të kontribuojë në mirëmbajtjen e pastërtisë dhe standardeve të hotelit.
Çfarë ofrojmë ne?
- Orar fiks i punës për pozitën Pastruese: 07:00 – 15:00
- Orar fiks i punës për pozitën Recepsioniste: 07:00 - 15:00 dhe 15:00 - 23:00
- Pagë shumë e kënaqshme
- Staf i sjellshëm, fleksibil dhe bashkëpunues
- Një shujtë ushqimi gjatë ditës së punës
- 6 ditë pune në javë dhe 1 ditë pushim
- Ambient pune i rregullt dhe korrekt
- Respekt, mirëkuptim dhe bashkëpunim me kolegët
Kandidatja duhet të jetë:
- E përgjegjshme dhe e përkushtuar ndaj punës.
- E kujdesshme për pastërtinë dhe higjienën.
- E rregullt, korrekte dhe bashkëpunuese.
- E gatshme të punojë në ekip dhe të ruajë standardet e hotelit.
Vendi i punës: Hotel Sapphire, Prizren
Të interesuarat mund të na kontaktojnë në WhatsApp ose në telefon:
+383 44 615 615
Nëse dëshironi një vend pune me orar të rregullt, pagë të kënaqshme dhe kolektiv të mirë, ju mirëpresim të bëheni pjesë e ekipit tonë!
Hotel Sapphire – Pastërtia, përkushtimi dhe mikpritja fillojnë me ekipin tonë.