1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Rishpallje - KËRKESË PËR OFERTË

Furnizimi për inpute bujqësore

Kosova – Women 4 Women fton të gjitha kompanitë e interesuara dhe të kualifikuara që të dorëzojnë ofertat e tyre për furnizim me inpute/pajisje bujqësore për përfitueset e projektit “Integrated Social and Economic Empowerment for Marginalized Women in Kosovo”.

Ofertat e kompletuara duhet të dorëzohen më së largu deri më 24 korrik 2026, ora 24:00. Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të pranohen dhe nuk do të merren parasysh për vlerësim.

Dokumentacioni i plotë duhet të dorëzohet në e-mail adresën: human.resources@k-w4w.org

Rreth nesh

Kosova – Women 4 Women është organizatë joqeveritare që vepron në Kosovë. Misioni ynë është të mbështesim gratë më të margjinalizuara në Kosovë për të fituar dhe kursyer para, për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien, për të ndikuar në vendimet brenda familjes dhe komunitetit, si dhe për t’u lidhur me rrjete mbështetëse. Përmes aftësive, njohurive dhe burimeve të fituara, gratë do të jenë në gjendje të krijojnë ndryshime të qëndrueshme për veten, familjet dhe komunitetin e tyre.

Përshkrimi i furnizimit

Kosova – Women 4 Women shpall thirrje të hapur për furnizim me inpute/pajisje bujqësore, si më poshtë:

Pajisje/inpute bujqësore

  1. Serrë me gypa plastikë dhe folie; konstruksion plastik, gypi FI 40 — çmimi për m²;
  2. Rezervuar uji 1000 L, vertikal ose horizontal;
  3. Rezervuar uji 1500 L, vertikal ose horizontal;
  4. Pompë uji zhytëse, fuqia 1.1 kW – 1.5 kW / 1.5 HP – 2 HP;
  5. Pompë uji me benzinë, 2 HP;
  6. Tel rrjetë e zinktuar 7×7 ose 10×10; 1 top = 30 m² / 1.50 m × 20 m;
  7. Kositëse elektrike, 1000 W – 2000 W;
  8. Kositëse vetëlëvizëse, fuqia e motorit 1.6 kW – 2.2 kW, me benzinë;
  9. Sharrë me bateri për krasitje;
  10. Gërshërë me bateri për krasitje;
  11. Trimer elektrik;
  12. Trimer me benzinë;
  13. Spërkatëse shpine 16 L – 18 L me bateri;
  14. Fidane për pemë të ndryshme — ofertuesi duhet të listojë llojet që i posedon dhe çmimin për fidan;
  15. Gyp elastik për ujitje 1 col — çmimi për metër.

Lokacionet e dorëzimit

Furnizimi dhe dorëzimi i inputeve/pajisjeve bujqësore do të bëhet në lokacionet e përcaktuara nga Kosova – Women 4 Women, përkatësisht në:

- Komunën e Podujevës;

- Komunën e Drenasit, fshati Kishnarekë;

- Komunën e Shtërpcës.

Dokumentet që duhet të dorëzohen

Të gjitha kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim:

  • Ofertën financiare me çmimin për secilin produkt të lartëshënuar, pa TVSH;
  • Letër interesi;
  • Kopjen e certifikatës së regjistrimit të biznesit dhe certifikatës së TVSH-së, nëse aplikohet;
  • Vërtetimin tatimor të lëshuar nga ATK, që dëshmon se kompania nuk ka obligime tatimore, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj;
  • Katalog ose përshkrim teknik për secilin produkt të ofruar;
  • Së paku dy (2) referenca për furnizime të ngjashme;
  • Deklaratë me shkrim nga ofertuesi se inputet/pajisjet e kërkuara do të furnizohen dhe dorëzohen në lokacionet e përcaktuara nga Kosova – Women 4 Women, përkatësisht në Podujevë, Drenas  fshati Kishnarekë dhe Shtërpcë.

Kriteri për dhënien e kontratës

Kontrata do t’i jepet ofertuesit që dorëzon ofertën me çmimin më të ulët, teknikisht të përgjegjshme dhe në përputhje me kërkesat e kësaj thirrjeje.

Kosova – Women 4 Women rezervon të drejtën të kërkojë sqarime shtesë nga ofertuesit gjatë procesit të vlerësimit, nëse është e nevojshme.

Mënyra e dorëzimit

Dokumentet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: human.resources@k-w4w.org

Në subjekt të e-mailit duhet të shënohet:

Ofertë për Pajisje/Inpute Bujqësore

Afati i fundit për dorëzim është:

24 korrik 2026, ora 24:00

Dorëzimi i dokumenteve pas afatit të përcaktuar nuk do të merret parasysh.

Kosova – Women 4 Women nuk bën dallime në bazë të racës, ngjyrës, moshës, gjinisë, orientimit seksual, fesë, origjinës kombëtare, statusit martesor, aftësisë së kufizuar fizike apo mendore, paraqitjes personale, përgjegjësive familjare, përkatësisë politike, statusit të veteranit apo ndonjë statusi tjetër të mbrojtur me ligj.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet