TERMAT E REFERENCËS (ToR)
Për ofrimin e shërbimeve të dizajnimit, prodhimit dhe instalimit të një instalacioni artistik simbolik në hapësirë publike
Projekti: Nismë komunitare për gjithëpërfshirje sociale
Zbatuar nga: Shoqata Down Syndrome Kosova
Mbështetur nga: Bashkimi Evropian përmes Barabar Grassroot Network (BGN)
Lokacioni i implementimit: Mitrovicë e Jugut
Informatat e përgjithshme mbi Shoqatën
Shoqata Down Syndrome Kosova (DSK), e themeluar nga prindërit e fëmijëve me sindromën Down, prej vitesh është zëri më i fuqishëm dhe mbështetja kryesore për personat me sindromën Down dhe familjet e tyre në Kosovë. Me përkushtim, profesionalizëm dhe vizion afatgjatë, Shoqata Down Syndrome Kosova ka udhëhequr përpjekjet për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të personave me sindromën Down, si dhe për përmirësimin e pozitës së të gjithë personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës.
Përmes iniciativave inovative dhe programeve me ndikim të drejtpërdrejtë, DSK ka arritur të adresojë nevoja thelbësore të komunitetit, duke u shndërruar në një model të organizimit, avokimit dhe ofrimit të shërbimeve cilësore në Kosovë. Këto iniciativa janë vlerësuar gjerësisht si të dobishme dhe me interes të përgjithshëm për qytetarët me aftësi të kufizuara.
Misioni
Promovimin, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me sindromë Down në Kosovë dhe familjarëve të tyre.
Programet e Shoqatës Down Syndrome Kosova:
- Programi për Avokim (PA)
- Programi për Intervenim dhe Edukim të Hershëm (PIEH)
- Programi për Autonomi dhe Aftësim Profesional (PAAP)
- Programi për Kulturë, Rekreacion dhe Sport (PKRS)
Objektiva e thirrjes
Shoqata Down Syndrome Kosova është duke zbatuar projektin "Nismë komunitare për gjithëpërfshirje sociale", i financuar nga Bashkimi Evropian përmes Barabar Grassroot Network (BGN).
Në kuadër të projektit do të realizohet një instalacion artistik simbolik në formën e një kromozomi, i cili do të vendoset në një hapësirë publike në Mitrovicë të Jugut. Instalacioni synon të promovojë diversitetin njerëzor, gjithëpërfshirjen sociale dhe pjesëmarrjen aktive të personave me sindromën Down në jetën shoqërore dhe qytetare, duke shërbyer si mjet edukimi, reflektimi dhe dialogu me komunitetin.
Qëllimi i angazhimit
Të kontraktohet një operator ekonomik për ofrimin e shërbimeve të dizajnimit, prodhimit, transportimit dhe instalimit të një instalacioni artistik simbolik në përputhje me konceptin e projektit, specifikimet teknike dhe kërkesat e Shoqatës Down Syndrome Kosova.
Përmbledhje e detyrave të punës:
Operatori ekonomik do të jetë përgjegjës për:
Specifikimet teknike
Instalacioni duhet:
Periudha e angazhimit
Angazhimi do të realizohet gjatë periudhës së implementimit të aktivitetit, sipas planit të projektit. Afatet për dizajnimin, prodhimin, transportimin dhe instalimin do të përcaktohen në kontratën e nënshkruar ndërmjet Shoqatës Down Syndrome Kosova dhe operatorit ekonomik.
Koordinimi/përgjegjësia
Operatori ekonomik do të bashkëpunojë ngushtë me Menaxherin e Projektit dhe stafin përgjegjës të Shoqatës Down Syndrome Kosova gjatë gjithë procesit të dizajnimit, prodhimit dhe instalimit.
Politika për mbrojtje të fëmijëve / Politika për mbrojtje nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual
Si kusht për të hyrë në marrëdhënie pune, operatori ekonomik duhet të nënshkruaj Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe të respektojë termat dhe kushtet e saj. DSK, poashtu ka politikë të tolerancës zero ndaj shfrytëzimit dhe abuzimit seksual. Të gjithë punonjësit e DSK-ës dhe personeli i lidhur pritet të respektojnë standardet më të larta të sjelljes personale dhe profesionale në çdo kohë, dhe të ofrojnë ndihmë dhe shërbime humanitare në një mënyrë që respekton dhe nxit të drejtat e përfituesve dhe anëtarëve të tjerë të cenueshëm të komuniteteve lokale.
Dorëzimi i ofertave
Operatorët ekonomikë duhet të dorëzojnë:
Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org
me subjektin; Aplikim për dizajnimin, prodhimin dhe instalimin e instalacionit artistik simbolik
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është: 31 korrik 2026, ora 16:00.
Vetëm operatorët ekonomikë të përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Varësisht nga cilësia e ofertave të pranuara dhe numri i operatorëve ekonomikë të përzgjedhur në listën e ngushtë, Shoqata Down Syndrome Kosova (DSK) mban të drejtën të kërkojë sqarime shtesë, prezantim të ofertës teknike ose dokumentacion plotësues. Në mungesë të ofertave të përshtatshme, DSK mban të drejtën të mos përzgjedhë asnjë nga operatorët ekonomikë aplikues.
Kjo thirrje shpallet në kuadër të projektit "Nismë komunitare për gjithëpërfshirje sociale", i cili zbatohet nga Shoqata Down Syndrome Kosova në kuadër të Barabar Grassroot Network (BGN) dhe financohet nga Bashkimi Evropian.