1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE – Agjent/e Udhëtimesh (2 pozita)

Agjencia jonë është në fazë zgjerimi dhe po kërkon profesionistë të motivuar dhe ambiciozë për t’iu bashkuar ekipit tonë në zhvillim.

Nëse keni përvojë në industrinë e turizmit dhe besoni se puna, përkushtimi dhe aftësitë tuaja meritojnë më shumë vlerësim, kjo është mundësia ideale për ju.

Detyrat kryesore:

  • Rezervimi i biletave ajrore, hoteleve dhe shërbimeve të tjera turistike
  • Përdorimi i sistemeve profesionale për rezervime dhe menaxhim itinerarësh
  • Komunikim profesional me klientë (online dhe në zyrë)
  • Ofrimi i këshillimit për destinacione, transfere, viza dhe sigurime udhëtimi
  • Ndjekja e rezervimeve deri në finalizim dhe asistencë pas shitjes

Kualifikimet dhe kushtet:

  • Përvojë pune në agjenci udhëtimi
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (e detyrueshme)
  • Njohje e platformës Amadeus (e detyrueshme)
  • Njohje e platformave të tjera për rezervime dhe sistemeve B2B për hotele/touroperatorë
  • Aftësi të mira komunikimi dhe shitjeje
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion
  • Njohuri bazike në përdorimin e rrjeteve sociale dhe komunikimit online

Çfarë ofrojmë:

  • Pagë konkurruese sipas përvojës dhe aftësive profesionale
  • Bonuse shtesë për arritjen e targeteve
  • Ambient profesional dhe ekip ambicioz
  • Mundësi reale për zhvillim dhe avancim në karrierë
  • Trajnime dhe përfshirje në projekte të reja në industrinë e turizmit

Ne besojmë që profesionistët e mirë duhet të vlerësohen sipas kontributit dhe rezultateve të tyre. Nëse jeni duke kërkuar një ambient ku aftësitë dhe puna juaj marrin vlerësimin që meritojnë, ju ftojmë të aplikoni.

Aplikimi: Dërgoni CV-në tuaj në email: info@wetravel-ks.com 

Tel: 383 46 63 63 67 / 48 63 63 67 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet