KONKURS PUNE
Përgjegjëse Sektori – Sektori i Pajisjeve Shtëpiake
Lokacioni: BAU Market – Veternik, Prishtinë
BAU Market është në kërkim të një personi energjik, komunikues dhe të orientuar drejt klientit për pozitën Përgjegjëse në sektorin e Pajisjeve Shtëpiake.
Përgjegjësitë kryesore:
- Mirëpret dhe këshillon klientët në përzgjedhjen e pajisjeve shtëpiake.
- Prezanton produktet dhe ofron informata të sakta mbi karakteristikat, funksionalitetin dhe përfitimet e tyre.
- Siguron një përvojë profesionale dhe cilësore për klientët gjatë procesit të shitjes.
- Kujdeset për sistemimin, ekspozimin dhe etiketimin korrekt të produkteve.
- Monitoron gjendjen e stokut dhe njofton për nevojat për furnizim.
- Bashkëpunon me ekipin për arritjen e objektivave të shitjes.
- Zbaton standardet dhe procedurat e kompanisë në ofrimin e shërbimit ndaj klientit.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Përvojë e mëparshme në shitje ose në shërbim ndaj klientit përbën përparësi.
- Njohuri mbi pajisjet shtëpiake konsiderohen avantazh.
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në një ambient dinamik.
- Përgjegjësi, korrektësi dhe orientim drejt rezultateve.
- Gatishmëri për të mësuar dhe zhvilluar njohuritë profesionale.
Ne ofrojmë:
- Ambient profesional dhe motivues pune.
- Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë.
- Trajnime dhe mbështetje të vazhdueshme profesionale.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar CV-në e tyre mund ta dërgojnë në adresën elektronike hr@bau-holding.eu.
Në subjektin e emailit duhet të shënohet pozita për të cilën aplikohet: Shitës/e – Pajisje Shtëpiake.