1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Auto Pjesë Guri hap konkurs për pozitat:

  • Menaxher/e
  • Agjent/e i/e Shitjes

Përshkrimi i Detyrave:

  • Promovimi dhe shitja e produkteve;
  • Hulumtimi i tregut dhe analiza e konkurrencës;
  • Identifikimi i klientëve të rinj dhe zhvillimi i raporteve;
  • Negocimi i kontratave dhe finalizimi i marrëveshjeve;
  • Përfaqësimi profesional i kompanisë dhe ruajtja e imazhit pozitiv si dhe aktivitete të tjera rreth shitjes.

Kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme që kërkohen nga kandidatët:

  • Te kenë te përfunduar minimum shkollën e mesme, shkollimi superior i preferuar
  • Përvojë pune së paku një vjeçare në Shitje direkt
  • Të posedoj patent shofer
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, raportimit dhe qasjes në punë
  • Aftësi për të punuar në situata stresuese
  • Aftësi për të punuar i pavarur si dhe në punë ekipore në ambient dinamik

Metoda e pagesës:

  • Pagë fikse dhe bonus ne bazë të përformancës.

Afati dhe forma e aplikimit:
Afati i aplikimit është deri me 14/08/2026.
Kandidatët e interesuar mund të lajmërohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri 17:00 në zyrën qendrore të kompanisë, adresa: Rr. Beteja e Kaçandollit Bardhosh Prishtinë, apo ti dërgoni CV-të përmes postës elektronike në e-mail adresën: carpartsguri@gmail.com

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet