Agjent i Shitjes - Telkos (2 pozita)
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Prezanton, promovon dhe shet shërbimet e kompanisë përmes komunikimit profesional dhe argumenteve të strukturuara, duke u fokusuar te klientët potencialë dhe ekzistues.
- Identifikon, kontakton dhe zhvillon klientë të rinj (biznese dhe individë) përmes aktiviteteve të vazhdueshme në terren.
- Ndërton, zhvillon dhe mirëmban marrëdhënie afatgjata me klientët.
- Raporton te menaxhmenti lidhur me nevojat e klientëve, problematikat, trendet e tregut dhe mundësitë për zhvillimin e produkteve apo shërbimeve të reja.
- Bashkëpunon ngushtë me departamentet përkatëse për të siguruar zbatimin efektiv të strategjive të kompanisë.
- Menaxhon ankesat dhe kërkesat e klientëve në mënyrë profesionale dhe efikase, me qëllim rritjen e kënaqësisë së tyre.
- Kryen detyra të tjera që lidhen me pozitën, në përputhje me aftësitë profesionale dhe nevojat operative të kompanisë.
Kualifikimet dhe kërkesat
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.