Termoconsing hap konkurs pune për pozitat:
- Inxhinier/e i/e Makinerisë - Termoenergjetikë,
- Instalues i Sistemeve HVAC
Inxhinieri/e të Makinerisë – drejtimi Termoenergjetikë
Kërkojmë një person të motivuar, të përgjegjshëm dhe të interesuar për të zhvilluar karrierën në fushën e sistemeve HVAC, ngrohjes, ftohjes dhe pompave termike.
Përgjegjësitë kryesore:
- Përgatitja dhe analizimi i zgjidhjeve teknike për sisteme të ngrohjes, ftohjes dhe klimatizimit;
- Përzgjedhja dhe dimensionimi i pajisjeve HVAC sipas kërkesave të projekteve;
- Përgatitja e ofertave dhe dokumentacionit teknik;
- Mbështetja teknike gjatë realizimit të projekteve;
- Komunikimi dhe koordinimi me klientë, projektues, kontraktorë dhe partnerë;
- Përcjellja e projekteve nga faza e ofertimit deri në realizim.
Kualifikimet:
Lokacioni: Prishtinë
Instalues i Sistemeve HVAC
Kërkojmë kandidat me përvojë praktike në instalimin, montimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve HVAC.
Përgjegjësitë kryesore:
- Instalimi dhe montimi i sistemeve VRF dhe pajisjeve të tjera HVAC;
- Zbatimi i standardeve teknike dhe të sigurisë gjatë punës.
Kualifikimet:
- Përvojë paraprake në instalimin e sistemeve HVAC;
- Aftësi për të lexuar skema dhe udhëzime teknike;
- Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi për punë në ekip;
- Patentë shoferi – përparësi.
Ne ofrojmë:
- Punë të rregullt dhe afatgjatë;
- Pagë konkurruese sipas përvojës dhe aftësive;
- Trajnime profesionale;
- Punë me pajisje dhe teknologji moderne HVAC;
- Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.
Lokacioni: Prishtinë dhe terren sipas projekteve
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në info@termoconsing.com ose të na kontaktojnë në numrin e telefonit +383 44 611 094, duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikojnë.