1
PREMIUM PLUS

Këshilltar për Sistemet Elektroenergjetike, Tregjet e Energjisë dhe Inovacionin

Ruaj
KOSTT Sh.a
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Bazuar në nenet 8, 10 (paragrafi 2.2.) dhe 15 të Ligjit të punës nr.03/L-212 të Republikës së Kosovës, nenet 5 (paragrafi 1, 2, 4, 5) dhe 7 të Udhëzimit Administrativ MFPT-nr. 01/2024 dhe plotësim ndryshimit të UA 03/2024 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, nenet 5.3.2 dhe 7.1 të Manualit të punëtorëve si dhe nenet 6.2, 7.3 dhe 9.2 të Politikës së rekrutimit, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh. a. për plotësim të vendeve të lira të punës si më poshtë, shpall: 

KONKURS PUBLIK

Përmbledhje e detyrave për pozitën: Këshilltar për Sistemet Elektroenergjetike, Tregjet e Energjisë 

                                                                            dhe Inovacionin

Detyrat e përgjithshme:

Këshilltari për Sistemet Elektroenergjetike, Tregjet e Energjisë dhe Inovacionin mbështet menaxhmentin dhe njësitë profesionale të organizatës në analizimin e zhvillimeve të sistemit elektroenergjetik, modelimin dhe optimizimin e skenarëve të ardhshëm, vlerësimin e tregjeve të energjisë dhe zhvillimin e mekanizmave inovativë për integrimin e burimeve të ripërtëritshme, fleksibilitetit dhe teknologjive të reja.

Këshilltari ka rol këshillues dhe analitik, me fokus në përkthimin e analizave teknike, ekonomike dhe rregullative në rekomandime praktike për vendimmarrje, planifikim strategjik dhe reforma të tregut. 

Detyrat specifike:

Brenda kësaj detyre përgjegjësitë dhe detyrat specifike janë:

Modelimi dhe optimizimi i sistemit elektroenergjetik

  • Zhvillon dhe mirëmban modele të sistemit elektroenergjetik për analiza afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata. 
  • Përgatit skenarë për zhvillimin e kërkesës, gjenerimit, kapaciteteve të reja, interkoneksioneve dhe burimeve të fleksibilitetit. 
  • Analizon ndikimin e integrimit të burimeve të ripërtëritshme, sistemeve të ruajtjes së energjisë, automjeteve elektrike, hidrogjenit, pompave termike dhe teknologjive të tjera. 
  • Kryen analiza të optimizimit ekonomik të dispeçimit, adekuacisë së sistemit dhe nevojave për kapacitete fleksibile. 
  • Vlerëson ndikimin e skenarëve të ndryshëm në sigurinë e furnizimit, kostot e sistemit dhe funksionimin e tregut. 

Analiza e energjisë dhe tregjeve

  • Analizon zhvillimet në tregjet ditore, brenda-ditore, balancuese dhe të kapaciteteve. 
  • Monitoron çmimet, flukset ndërkufitare, kongjestionet, devijimet, kostot e balancimit dhe treguesit e tjerë relevantë. 
  • Përgatit analiza krahasuese me tregjet evropiane dhe rajonale. 
  • Vlerëson ndikimin e ndryshimeve rregullative dhe të dizajnit të tregut në pjesëmarrësit e tregut dhe në funksionimin e sistemit. 
  • Mbështet përgatitjen e raporteve periodike, analizave për menaxhmentin dhe materialeve për vendimmarrje. 

Reforma inovative të tregut

  • Hulumton dhe propozon modele të reja të organizimit dhe funksionimit të tregut të energjisë. 
  • Analizon mundësitë për zhvillimin e tregjeve të fleksibilitetit, pjesëmarrjen aktive të konsumatorëve dhe integrimin e burimeve të shpërndara. 
  • Vlerëson praktikat evropiane për agregimin, demand response, komunitetet energjetike, prosumatorët dhe shërbimet ndihmëse. 
  • Përgatit rekomandime për reforma që rrisin konkurrencën, transparencën, efikasitetin dhe integrimin rajonal të tregut. 
  • Mbështet zhvillimin e koncepteve pilot dhe mekanizmave inovativë të tregut. 

Mekanizmat për prokurimin e fleksibilitetit

  • Analizon nevojat e sistemit për fleksibilitet në horizonte të ndryshme kohore. 
  • Propozon mekanizma për prokurimin e kapaciteteve dhe shërbimeve fleksibile. 
  • Vlerëson mundësitë për pjesëmarrjen e sistemeve të ruajtjes, gjenerimit fleksibil, konsumatorëve aktivë, agregatorëve dhe automjeteve elektrike. 

Ndërlidhja e sektorëve

  • Zhvillon skenarë për elektrifikimin e sektorëve të tjerë dhe ndikimin e tyre në sistemin elektroenergjetik. 
  • Vlerëson potencialin e automjeteve elektrike, Vehicle-to-Grid, pompave termike, ruajtjes termike dhe hidrogjenit për ofrimin e fleksibilitetit. 
  • Përgatit rekomandime për planifikimin e integruar të energjisë dhe dekarbonizimin ndërsektorial. 

Mbështetja e politikave dhe planifikimit strategjik

  • Mbështet përgatitjen e strategjive, planeve zhvillimore dhe dokumenteve të politikave energjetike. 
  • Vlerëson ndikimin teknik, ekonomik dhe institucional të reformave të propozuara. 
  • Përgatit analiza, dokumente konceptuale, policy briefs dhe rekomandime për menaxhmentin. 
  • Mbështet harmonizimin me zhvillimet e tregut evropian, politikat e BE-së dhe praktikat e operatorëve evropianë. 
  • Identifikon rreziqe, mundësi dhe nevoja për investime që lidhen me tranzicionin energjetik. 

Menaxhimi dhe analiza e të dhënave

  • Mbledh, përpunon dhe analizon të dhëna nga burime të brendshme dhe të jashtme. 
  • Zhvillon modele dhe analiza duke përdorur Python, SQL dhe mjete të specializuara për modelimin energjetik. 
  • Përgatit vizualizime, tabela, tregues dhe panele analitike për raportim dhe vendimmarrje. 
  • Siguron dokumentimin, transparencën dhe riprodhueshmërinë e modeleve dhe analizave. 
  • Bashkëpunon me njësitë përkatëse për përmirësimin e cilësisë dhe përdorimit të të dhënave. 

Bashkëpunimi institucional dhe profesional

  • Bashkëpunon me njësitë e operimit të sistemit, tregut, planifikimit, zhvillimit, rregullativës, IT-së dhe financave. 
  • Merr pjesë në grupe punuese, projekte kërkimore dhe iniciativa rajonale ose ndërkombëtare. 
  • Koordinon analiza dhe konsultime me operatorë të sistemit, rregullatorë, institucione publike, universitete dhe organizata ndërkombëtare. 
  • Prezanton gjetjet dhe rekomandimet para menaxhmentit dhe palëve të interesit. 
  • Mbështet transferimin e njohurive dhe zhvillimin e kapaciteteve të brendshme.

Të tjera

Për më tepër ai/ajo kryen detyra të tjera të cilat kërkohen nga Kryeshefi Ekzekutiv, dhe që janë të nevojshme për funksionimin efektiv të KOSTT-it.

Kërkesat profesionale/Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

Shkollimi:  Diplomë universitare në inxhinieri elektrike, sisteme energjetike, ekonomi të energjisë, matematikë të aplikuar ose fushë të ngjashme, studimet master/PhD në sisteme elektroenergjetike, smart grids, energji ose fushë të ngjashme përbëjnë përparësi

Përvoja e punës:  Minimum 5 vite përvojë në modelimin e sistemeve energjetike, analizën e tregut të energjisë ose zhvillimin e politikave energjetike.

Njohuritë dhe aftësitë profesionale:

  •  Njohuri për tregjet ditore, brenda-ditore dhe balancuese. 
  •  Njohuri për integrimin e burimeve të ripërtëritshme, fleksibilitetin, ruajtjen e energjisë dhe   ndërlidhjen e sektorëve. 
  • Përvojë në përdorimin e Python, SQL ose mjeteve të ngjashme analitike. 
  • Njohja e mjeteve si PyPSA, Pyomo, Gurobi, GLPK ose platformave të ngjashme përbën përparësi. 
  • Aftësi të avancuara në përgatitjen e raporteve, analizave dhe rekomandimeve për vendimmarrje. 
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës shqipe dhe angleze.

Njoftimi me rezultatin e konkursit

Sipas udhëzimit administrativ nr. 01/2024 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik aplikantët/kandidatët do të njoftohen pas çdo faze të zhvillimit të procesit të vlerësimit të kandidatëve.

Mënyra e vlerësimit të aplikantëve/kandidatëve 

Sipas udhëzimit administrativ nr. 01/2024 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik (neni 13, paragrafi 2), kandidatët do t’i nënshtrohen vetëm intervistimit, kriteret e vlerësimit janë:

  • Intervista deri në shtatëdhjetë (70) pike;
  • Jetë përshkrimi (CV) deri në tridhjetë (30) pike;

Mënyra e aplikimit 

Aplikimi bëhet përmes postës elektronike (e-mail). Dokumentet duhet të ngarkohen sipas kërkesave të ︠konkursit. Pasi të dërgoni aplikimin tuaj përmes postës elektronike (e-mail) në adresën e mëposhtme, do të pranoni një e-mail për konfirmim të pranimit të aplikacionit tuaj. Nëse nuk keni pranuar e-mail-in konfirmues, atëherë shkruani në e-mail adresën punesimi@kostt.com (vetëm në rastin kur pas aplikimit nuk e keni pranuar e-mail-in konfirmues).

Dokumentet që duhet të ngarkohen dhe dërgohen si pjesë e aplikimit dhe mënyra e dërgimit të tyre:

Gjatë aplikimit për pozitat në fjalë kandidatët duhet të kenë kujdes hapat e aplikimit:

  • Aplikimi bëhet vetëm përmes postës elektronike (e-mail) në adresën punesimi@kostt.com 
  • Në e-mail për aplikim duhet të bashkangjiten (ngarkohen) dokumentet në formatin PDF si në vijim:
  • Aplikacionin-CV-në (ver. 4.0) të shkarkuar nga web-faqja zyrtare e KOSTT Sh. A. www.kostt.com
  • Dëshmia për kualifikimin profesional: Diploma universitare, e skanuar në formatin pdf dhe e bashkangjitur në e-mail. Nëse diploma është fituar jashtë vendit duhet bashkangjitur vërtetimin e nostrifikimit të diplomës apo aktin që dëshmon se diploma është në procedurë të nostrifikimit me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të kontratës së punës
  • Dëshmia për përvojën profesionale: Vërtetim pune (referencë) nga punëdhënësit tuaj të mëparshëm apo aktual me të cilën vërtetohet përvoja juaj për profesionin që keni. Në vërtetim (referencë) duhet të jetë data e fillimit dhe mbarimit të punësimit apo angazhimit tuaj tek punëdhënësi juaj.
  • Dëshmi tjera të dokumenteve sipas kërkesave dhe kritereve të konkursit publik.

KOSTT ofron mundësi të barabarta të punësimit për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe inkurajon kandidatët e gjinisë femërore dhe të rinjtë që të aplikojnë për këto vende pune.

Vërejtje: Gjatë aplikimit, aplikantët/kandidatët duhet të kenë gjithashtu kujdes, si në vijim:

Nëse nuk e deklaroni që anëtari i familjes suaj është në marrëdhënie pune me KOSTT, në cilëndo fazë të zhvillimit të vlerësimit të kandidatit që vërtetohet, aplikacionet-CV-të tuaja do të refuzohen.

Aplikimi i dërguar i cili nuk është në përputhje me kriteret dhe kërkesat e lart cekura të këtij konkursi, si dhe i dërguar pas afatit të paraparë nuk pranohet, ndërsa ato të mangëta ose ato që nuk janë në formatin e kërkuar më lart do të refuzohen.

Aplikacionet do të pranohen vetëm nga kandidatët, të cilët i plotësojnë kërkesat/kriteret e konkursit të shpallur në mjetet e informimit dhe në web-faqen zyrtare të KOSTT-it.

Dokumentacioni shtesë i dërguar nga kandidati pas përfundimit të afatit të aplikimit nuk mund të kërkohet dhe as të pranohet.

Kalendari i përafërt pas përfundimit të afatit të aplikimit: Për pozitat që i nënshtrohen vetëm fazës së intervistimit, intervista do të mbahet brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga përfundimi i afatit të aplikimit; brenda pesë (5) ditëve do të bëhet njoftimi final për rezultatin e konkursit, si dhe brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve do të bëhet lidhja e marrëdhënies së punës me kandidatin e suksesshëm. Kalendari i përafërt do të aplikohet në rast se nuk ka ankesa të cilat e pezullojnë afatin e paraparë të rrjedhës së procesit të konkursit, në pajtim me UA MFPT Nr. 01/2024 dhe ndryshim-plotësimin e tij.

Konkursi mbetet i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e publikimit në mjetet e informimit dhe në ueb-faqen e KOSTT-it, përkatësisht nga data 11.09.2026 deri më 26.09.2026, ora 24:00.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet