1

Udhëheqës i Shërbimit të Inxhinierisë (Alb/Srb)

Ruaj
Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, Ligjin Nr. 03/L-212 të Punës konkretisht Neni 8, bazuar në Rregulloren Nr. 01/2024 Për Kriteret dhe Procedurat e Punësimit në KMDK Sh.A., Rregullores Nr. 02/2025 per Organizimin e Brendshem, Pagat, Benefitet dhe shtesat në KMDK Sh.A, bazuar në Vendimin e Kryeshefit Ekzekutiv të KMDK Sh.A nr. 286/2026 të dt. 13.08.2026 me nr. të protokollit 02/1603, KMDK SH.A shpall këtë:

KONKURS PUBLIK

PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Titulli: Udhëheqës i Shërbimit të Inxhinierisë (1 pozitë);

Numri i Referencës: ZP/KJ-12-2026;

I raporton: Drejtorit të Departamentit të Operimeve

Niveli i pagës me koeficient 62: 1240.00€ Bruto (njëmijë e dyqind e dyzet Euro) në muaj, subjekti i ndryshimit sipas vendimit të Bordit të Drejtorëve të KMDK-së;

Orët e Punës: 40 orë në javë, orari i plotë i punës në bazë të Ligjit të Punës;

Kohëzgjatja e kontratës: Me kohë të caktuar (1 vit) me mundësi vazhdimi, puna provuese zgjatë deri në gjashtë (6) muaj;

Vendi i punës: KMDK – Sh.A., Prishtinë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Planifikimi dhe Zhvillimi i Infrastrukturës

  • Harton dhe përditëson me kohë planet mujore dhe vjetore për zhvillimin, rindërtimin dhe investimet infrastrukturore në deponitë sanitare dhe stacionet e transferit;
  • Përgatit analiza dhe përfundime teknike për projektet infrastrukturore, përfshirë dimensionet, inxhinierinë dhe specifikimet teknike, në bashkëpunim me stafin inxhinierik dhe teknik;
  • Planifikon nevojat vjetore për materiale dhe furnizime për mirëmbajtjen dhe funksionimin e vazhdueshëm të infrastrukturës;

Menaxhimi Teknik dhe i Mirëmbajtjes

  • Jep zgjidhje dhe rekomandime teknike për ndërhyrje të domosdoshme ose me urgjencë në hapësirat operative;
  • Planifikon dhe mbikëqyr mirëmbajtjen parandaluese dhe korrigjuese të hapësirave, instalimeve dhe pajisjeve në të gjitha deponitë dhe stacionet e transferit;
  • Menaxhon dokumentacionin teknik dhe siguron me kohë regjistrin për mirëmbajtje, inspektime dhe ndërhyrje teknike;
  • Realizon inspektime periodike në teren dhe me propozim masa për përmirësimin e gjendjes së cilësisë teknike;

Mbështetje në Projekte dhe Investime

  • Bashkëpunon me njësinë e projektimit dhe prokurimit për përgatitjen e specifikimeve teknike për projektet kapitale dhe procedurat e prokurimit publik;
  • Përgatit raporte periodike, mujore, tremujore dhe vjetore mbi gjendjen teknike të infrastrukturës, instalimeve dhe pajisjeve, sipas kërkesës së Drejtorit të Operacioneve;
  • Merresh me vlerësimin e punëve teknike dhe mbikëqyr zbatimin e projekteve infrastrukturore;
  • Siguron përfundimin dhe zbatimin e kërkesave teknike dhe standardeve ligjore gjatë gjithë ciklit jetësor të projekteve;

Përputhshmëria Ligjore, Mjedisore dhe Siguria në Punë

  • Siguron që të gjitha aktivitetet teknike janë në përputhje me kërkesat ligjore, rregulloret mjedisore dhe standardet e sigurisë në punë;
  • Bashkëpunon me zyrtarin për shëndet dhe siguri në punë (SSHP) për zbatimin e masave parandaluese dhe reagimin ndaj situatave emergjente;
  • Harton dhe përditëson planet për ndërhyrje teknike, menaxhimin e rreziqeve dhe përballimin e situatave të jashtëzakonshme;

Monitorimi dhe Raportimi

  • Harton raporte mujore, tremujore dhe vjetore mbi gjendjen teknike të infrastrukturës, instalimeve dhe pajisjeve, sipas kërkesës së Drejtorit të Operacioneve;
  • Propozon përmirësime teknike dhe operative për rritjen e efikasitetit dhe reduktimin e kostove të operimit;
  • Jep llogari për performancën dhe rezultatet teknike para Drejtorit të Operacioneve dhe, sipas nevojës, edhe para Kryeshefit Ekzekutiv;

Koordinimi dhe Bashkëpunimi Institucional

  • Koordinon punët me Menaxherët e Deponive dhe udhëheqësit e njësive për planifikimin dhe zbatimin e detyrave teknike në teren;
  • Bashkërendon aktivitetet operative dhe inxhinierike në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Operacioneve;
  • Siguron rrjedhë të rregullt dhe efektive të komunikimit teknik ndërmjet njësive përkatëse;
  • Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga eprori, në përputhje me përgjegjësitë e vendit të punës.

Përvoja/Edukimi:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Mjedisi, apo fusha të ngjashme teknike;
  • Minimum 3 vite përvojë profesionale në menaxhim teknik, mirëmbajtje ose me operacione inxhinierike;
  • Përvojë e dëshmuar në zbatimin e projekteve teknike dhe ndërtimin e dokumentacionit teknik shoqërues;
  • Aftësi të mira në përdorimin e programeve teknike për dizajn/projektim dhe aplikacioneve MS Office;
  • Njohja e gjuhës angleze (në të folur dhe të shkruar) përbën përparësi.

Shkathtësitë tjera:

  • Aftësi të dëshmuara në udhëheqjen e ekipeve teknike dhe në koordinimin e punëve në teren;
  • Njohuri dhe përvojë në diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike në fushën e ndërtimit dhe mirëmbajtjes;
  • Shkathtësi menaxhuese dhe mbikëqyrëse të operatorëve për punë ndërtimore;
  • Aftësi në hartimin, leximin dhe interpretimin e dokumentacionit teknik, përfshirë me plane, raporte dhe specifikime teknike;
  • Orientim ndaj zgjidhjeve praktike dhe përkushtim ndaj përmirësimit të vazhdueshëm të proceseve teknike dhe operacionale;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe bashkëpunuese me njësitë e tjera organizative dhe kontaktet e jashtme.

Procedura e konkurrimit:

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të KMDK SH.A apo ta shkarkojnë nga ueb faqja e internetit në adresën: https://kmdk-ks.org/

Dokumentacionin mund të paraqitet në mënyrë:

  • elektronike,
  • nëpërmjet adresës elektronike burimetnjerzore@kmdk-ks.org,
  • përmes postës ose
  • në kopje fizike në zyret e Burimeve Njerëzore në adresën: Rruga “Gazmend Zajmi”, nr.41, Prishtinë.

Aplikacioni i dërguar nëpërmjet adresës elektronike konsiderohet i pranuar nëse pranoni konfirmimin nga adresa për pranimin e aplikimit. Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe adresën elektronike.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formulari zyrtar i aplikimit (i plotësuar dhe i nënshkruar);
  • Kopje e letërnjoftimit ose pasaportës valide;
  • CV e detajuar me përvojë pune;
  • Diploma dhe dëshmi të kualifikimeve (diplomat e marra jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të nostrifikuara nga MAShTI);
  • Dëshmi për përvojën e punës (kontrata ose vërtetime, dhe pasqyrë e kontributeve pensionale); dhe
  • Certifikata se kandidati nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar (jo më të vjetra se data e publikimit të konkursit);
  • Letërmotivimi

Kandidatët janë plotësisht përgjegjës për dorëzimin e dokumentacionit të saktë, të plotë dhe në përputhje me kriteret e përcaktuara në konkurs. Mosdorëzimi i cilitdo dokument të kërkuar, dorëzimi i dokumentacionit jo të plotë apo të pasaktë, sjell diskualifikim nga procedura e rekrutimit.
KMDK Sh.A. nuk mban përgjegjësi për mungesën, pasaktësinë apo paplotësinë e dokumentacionit të dorëzuar nga kandidatët. Në rast nevoje për sqarime administrative lidhur me dokumentacionin e dorëzuar, KMDK Sh.A. mund të kërkojë informata apo dokumente plotësuese vetëm brenda afatit të aplikimit.
Ju lutem sigurohuni që dëshmia për përvojën profesionale (minimum 3 vite) të përfshijë kontratën ose vërtetimin e punës, të shoqëruar me pasqyrën e kontributeve pensionale (Trustin).

Mënyrat e vlerësimit dhe kriteret e poentimit

Vlerësimi i aplikimeve të konkursit publik në KMDK përmban gjithsej njëqind (100) pikë, ku kalueshmëria është arritja e së paku pesëdhjetë për qind (50%) të pikëve nga të gjitha fazat e konkursit publik. Kriteret e poentimit: jetëpërshkrimi (CV) e kandidatit vlerësohet deri në dhjetë (10) pikë, testimi me shkrim deri në gjashtëdhjetë (60) pikë dhe intervistimit deri në tridhjetë (30) pikë.

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda tre (3) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pa kompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.

Afati për aplikim është deri me datën 04.09.2026 në orën 16:00. 

Sipas vendimit Nr.306/2026, të datës 04.09.2026, konkursi shtyhet deri më datë 18.09.2026, në ora 16:00.                                 

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni me Zyrën e Burimeve Njerëzore të KMDK në numrin e telefonit  038 600–552 apo në adresën elektronike burimetnjerzore@kmdk-ks.org   

Shënim: Për shkak të natyrës dhe nevojave specifike operative të Shërbimit të Inxhinierisë, përparësi gjatë vlerësimit do të kenë kandidatët me diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.


Na osnovu Zakona br. 03/L-087 o Javnim Preduzećima, Zakona br. 03/L-212 o Radu, konkretno član 8,na osnovu Pravilnika br. 01/2024 o kriterijumima i procedurama zapošljavanja u KMDK a.d.,Pravilnika br. 02/2025 o unutrašnjoj organizaciji, platama, beneficijama i dodacima u KMDK a.d.,na osnovu Odluke Generalnog direktora KUDK a.d. br. 286/2026 od 13.08.2026. godine sa brojem protokola 02/1603, KMDK A.D. raspisuje ovaj:

JAVNI KONKURS

ZA POPUNU RADNOG MESTA

Naziv: Rukovodilac inženjerske službe (1 pozicija);

Referentni broj: ZP/KJ-12-2026;

Izveštava: Direktoru Departmana za Operacije;

Nivo plate sa koef. 62: 1.240,00 € bruto (hiljadu dve stotine četrdeset evra) mesečno, podložno promenama u skladu sa odlukom Odbora direktora KMDK-a.

Radno vreme: 40 sati nedeljno, puno radno vreme u skladu sa Zakonom o radu;

Trajanje ugovora: Na određeno vreme (1 godina) sa mogućnošću produženja, probni rad traje do šest (6) meseci;

Mesto rada: KMDK – A.D., Priština;

Dužnosti i Odgovornosti:

Planiranje i Razvoj Infrastrukture

  • Izrađuje i blagovremeno ažurira mesečne i godišnje planove za razvoj, rekonstrukciju i infrastrukturna ulaganja na sanitarnim deponijama i transfer stanicama;
  • Priprema tehničke analize i zaključke za infrastrukturne projekte, uključujući dimenzije, inženjering i tehničke specifikacije, u saradnji sa inženjerskim i tehničkim osobljem;
  • Planira godišnje potrebe za materijalima i nabavkama za održavanje i kontinuirano funkcionisanje infrastrukture;

Tehničko Upravljanje i Održavanje

  • Daje tehnička rešenja i preporuke za neophodne ili hitne intervencije u operativnim prostorima;
  • Planira i nadgleda preventivno i korektivno održavanje prostora, instalacija i opreme na svim deponijama i transfer stanicama;
  • Upravlja tehničkom dokumentacijom i blagovremeno obezbeđuje registar za održavanje, inspekcije I tehničke intervencije;
  • Vrši periodične inspekcije na terenu i predlaže mere za poboljšanje stanja tehničkog kvaliteta;

Podrška u Projektima i Ulaganjima

  • Sarađuje sa jedinicom za projektovanje i nabavke na pripremanju tehničkih specifikacija za kapitalne projekte i procedure javnih nabavki;
  • Priprema periodične, mesečne, tromesečne i godišnje izveštaje o tehničkom stanju infrastrukture, instalacija i opreme, po zahtevu Direktora Operacija;
  • Bavi se procenom tehničkih radova i nadgleda sprovođenje infrastrukturnih projekata;
  • Obezbeđuje ispunjavanje i sprovođenje tehničkih zahteva i zakonskih standarda tokom čitavog životnog ciklusa projekata;

Zakonska Usklađenost, Zaštita Životne Sredine i Bezbednost na Radu

  • Obezbeđuje da su sve tehničke aktivnosti u skladu sa zakonskim zahtevima, propisima o zaštiti životne sredine i standardima bezbednosti na radu;
  • Sarađuje sa službenikom za zdravlje i bezbednost na radu (BZNR) na sprovođenju preventivnih mera I reagovanju u vanrednim situacijama;
  • Izrađuje i ažurira planove za tehničke intervencije, upravljanje rizicima i suočavanje sa vanrednim situacijama;

Monitoring i Izveštavanje

  • Izrađuje mesečne, tromesečne i godišnje izveštaje o tehničkom stanju infrastrukture, instalacija i opreme, po zahtevu Direktora Operacija;
  • Predlaže tehnička i operativna poboljšanja radi povećanja efikasnosti i smanjenja operativnih troškova;
  • Polaže račune za performanse i tehničke rezultate pred Direktorom Operacija i, po potrebi, pred Generalnim Izvršnim Direktorom;

Koordinacija i Institucionalna Saradnja

  • Koordinira radove sa Menadžerima Deponija i rukovodiocima jedinica radi planiranja i sprovođenja tehničkih zadataka na terenu;
  • Usklađuje operativne i inženjerske aktivnosti u tesnoj saradnji sa Direkcijom za Operacije;
  • Obezbeđuje redovan i efektivan tok tehničke komunikacije između relevantnih jedinica;
  • Obavlja i druge zadatke određene od strane pretpostavljenog, u skladu sa odgovornostima radnog mesta.

Iskustvo / Obrazovanje:

  • Univerzitetska diploma iz Građevinskog Inženjerstva, Inženjerstva Zaštite Životne Sredine ili srodnih tehničkih oblasti;
  • Najmanje 3 godine profesionalnog iskustva u tehničkom upravljanju, održavanju ili inženjerskim operacijama;
  • Dokazano iskustvo u sprovođenju tehničkih projekata i izradi prateće tehničke dokumentacije;
  • Dobre veštine u korišćenju tehničkih programa za dizajn/projektovanje i MS Office aplikacija;
  • Poznavanje engleskog jezika (u govoru i pismu) predstavlja prednost.

Ostale Veštine:

  • Dokazane veštine u vođenju tehničkih timova i koordinaciji radova na terenu;
  • Znanje i iskustvo u dijagnostikovanju i rešavanju tehničkih problema u oblasti građevinarstva i održavanja;
  • Menadžerske veštine i veštine nadzora operatera za građevinske radove;
  • Veština u izradi, čitanju i interpretaciji tehničke dokumentacije, uključujući planove, izveštaje i tehničke specifikacije;
  • Orijentisanost ka praktičnim rešenjima i posvećenost kontinuiranom poboljšanju tehničkih i operativnih procesa;
  • Odlične komunikacione veštine i sposobnost saradnje sa drugim organizacionim jedinicama i spoljnim kontaktima.

Procedura Konkurisanja:

  • Zainteresovani kandidati zvanični formular mogu preuzeti u kancelarijama Ljudskih Resursa KMDK A.D. ili ga preuzeti sa internet stranice na adresi: https://kmdk-ks.org/.
  • Dokumentacija se može podneti: 
  • elektronskim putem, 
  • preko elektronske adrese burimetnjerzore@kmdk-ks.org,
  • putem pošte ili 
  • u fizičkoj kopiji u kancelarijama Ljudskih Resursa na adresi: Ulica „Gazmend Zajmi“, br. 41, Priština.

Aplikacija poslata putem elektronske adrese smatra se primljenom ukoliko primite potvrdu sa adrese o prijemu aplikacije. Kandidati koji konkurišu moraju tačno navesti adresu, kontakt telefon i elektronsku adresu.

Potrebna Dokumentacija za Apliciranje:

  • Zvanični formular za apliciranje (popunjen i potpisan);
  • Kopija važeće lične karte ili pasoša;
  • Detaljan CV sa radnim iskustvom;
  • Diploma i dokazi o kvalifikacijama (diplome stečene van Republike Kosovo moraju biti nostrifikovane od strane MAShTI);
  • Dokaz o radnom iskustvu (ugovori ili potvrde, i izvod o penzijskim doprinosima);
  • Uverenje da kandidat nije pod istragom i da nije osuđivan (ne starije od datuma objavljivanja konkursa);
  • Motivaciono pismo.

Kandidati su u potpunosti odgovorni za dostavljanje tačne, potpune i sa konkursom usklađene dokumentacije. Nedostavljanje bilo kog traženog dokumenta, dostavljanje nepotpune ili netačne dokumentacije, dovodi do diskvalifikacije iz postupka regrutacije.

KMDK Sh.A. ne snosi odgovornost za nedostatke, netačnost ili nepotpunost dokumentacije dostavljene od strane kandidata. U slučaju potrebe za administrativnim pojašnjenjima u vezi sa dostavljenom dokumentacijom, KMDK Sh.A. može zahtevati dodatne informacije ili dopunsku dokumentaciju isključivo u roku za prijavu.

Molimo vas da obezbedite da dokaz o profesionalnom iskustvu (minimum 3 godine) sadrži ugovor o radu ili potvrdu o zaposlenju, zajedno sa izvodom o penzijskim doprinosima (Trust).

Način ocenjivanja i kriterijumi bodovanja:

Vrednovanje prijava za javni konkurs u KMDK-u sadrži ukupno sto (100) bodova, pri čemu je prolaznost ostvarivanje najmanje pedeset procenata (50%) bodova iz svih faza javnog konkursa. Kriterijumi bodovanja: biografija (CV) kandidata vrednuje se do deset (10) bodova, pismeni test do šezdeset (60) bodova, a intervju do trideset (30) bodova.

Napomena: Prijave poslate poštom, koje nose poštanski pečat sa datumom poslednjeg dana roka za prijavu, smatraće se važećim i biće razmatrane ukoliko stignu u roku od tri (3) dana. Prijave koje pristignu nakon ovog roka, kao i nepotpune prijave bez odgovarajuće dokumentacije, neće biti razmatrane.

Rok za podnošenje prijava je do 04.09.2026. godine, do 16:00 časova.

Na osnovu Odluke br. 306/2026, od dana 04.09.2026. godine, konkurs se produžava do 18.09.2026. godine, do 16:00 časova.

Za detaljnije informacije možete kontaktirati Kancelariju za ljudske resurse KMDK-a na broj telefona 038 600–552 ili putem elektronske adrese: burimetnjerzore@kmdk-ks.org.

Napomena: Zbog prirode i specifičnih operativnih potreba Inženjerske Službe, prednost prilikom ocenjivanja imaće kandidati sa diplomom iz Građevinskog Inženjerstva.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet