1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

SINANI ING SH.P.K – Prishtinë

SINANI ING SH.P.K është kompani e ndërtimit me mbi 20 vite përvojë në treg, e specializuar në realizimin e projekteve ndërtimore cilësore dhe moderne. Gjatë këtyre viteve, kompania ka ndërtuar një reputacion të qëndrueshëm falë përkushtimit, profesionalizmit dhe standardeve të larta në realizimin e punimeve, duke ofruar zgjidhje të besueshme për klientët dhe partnerët e saj.

Në kuadër të zgjerimit të kapaciteteve të saj, shpall:

KONKURS PUNE

Pozitat:

  • Inxhinier/e i/e Ndërtimit (2 pozita)
  • Vozitës kamioni (2 pozita)
  • Shofer të ekskavatorëve
  • Shofer te  makinerive të rënda- kamionave  (4 pozita)
  • Punëtorë ndërtimi (3 pozita)
  • Mjeshtër suvatimi (3 pozita)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Udhëheqja dhe menaxhimi i punimeve në terren; 
  • Organizimi dhe koordinimi i ekipeve të punës; 
  • Mbikëqyrja e cilësisë së punimeve sipas standardeve teknike; 
  • Hartimi dhe kontrolli i dokumentacionit teknik; 
  • Përgatitja e raporteve ditore/javore mbi ecurinë e punimeve; 
  • Bashkëpunimi me projektues, investitorë dhe palë të tjera të përfshira; 
  • Zbatimi i rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë; 
  • Kryerja e detyrave të tjera sipas kërkesës së punëdhënësit. 

Kualifikimet e kërkuara:

Për stafin inxhinierik

  • Diplomë universitare në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit;
  • Së paku 2 (dy) vite përvojë pune profesionale në fushën përkatëse;
  • Njohuri të mira të standardeve teknike, proceseve të ndërtimit dhe programeve profesionale, përfshirë AutoCAD dhe MS Office;
  • Aftësi të mira organizative, menaxheriale, analitike dhe për zgjidhjen e problemeve.

Për vozitësit dhe operatorët e makinerive

  • Së paku 1 (një) vit përvojë pune si vozitës kamioni ose operator i makinerive të rënda, varësisht nga pozita për të cilën aplikohet;
  • Patentë shoferin e kategorisë përkatëse dhe dokumentacion i vlefshëm për drejtimin ose operimin e mjetit/makinerisë përkatëse.

Për punëtorët e ndërtimit

  • Së paku 2 (dy) vite përvojë pune në sektorin e ndërtimit dhe në kryerjen e punëve të kësaj natyre;
  • Aftësi për punë ekipore, përgjegjshmëri dhe respektim të rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Për mjeshtrit e suvatimit

  • Së paku 2 (dy) vite përvojë pune si mjeshtër suvatimi dhe përvojë praktike në realizimin e punimeve të suvatimit;
  • Aftësi për realizimin cilësor të punimeve, punë ekipore dhe respektim të rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Ofrojmë:

  • Ambient profesional dhe dinamik pune; 
  • Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë; 
  • Pagë konkurruese (sipas përvojës dhe kualifikimit). 

Aplikimi:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në: sinaniingshpk@gmail.com

Afati për aplikim: 10.09.2026 deri 25.09.2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet