1
Royal York Property Management tani edhe në Kosovë

Royal York Property Management tani edhe në Kosovë

	 	 

Me seli qëndrore në Toronto, Royal York Property Management u themelua në vitin 2010 nga Nathan Levinson. Kjo kompani u zgjerua edhe në 17 lokacione të reja në Kanadë dhe në Evropë duke e përfshirë edhe shtetin e Kosovës.

 

Royal York ka arritur të fitoj mbi $7.1 miliardë dollarë duke menaxhuar asete dhe duke ofruar shërbime si qiradhënie dhe menaxhim të pronave, specifikisht në regjionin e Ontario në Kanadë. Si rezultat i këtij suksesi, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Royal York, Nathan Levinson, e pa të arsyeshme të zgjeroj shërbimet e Royal York edhe në trojet shqiptare. Zyra qëndrore në Evropë ndodhet në Tiranë dhe operon me mbi 100 punëtorë që nga viti 2020.

Pas suksesit të zyrës në Tiranë, Royal York vendosi të zgjeroj stafin në Kosovë. "Filloj e gjitha si një testim, me disa intervista me kandidatë potencial të cilët rezultuan të ishin mjaft të kualifikuar", shprehet stafi i Burimeve Njerëzore të Royal York Property Management. "Pas mbajtjes së një konference në Prishtinë me kandidatët e përzgjedhur, vendimi për t'u zgjeruar edhe në Kosovë, u ndërmor".

Në Gusht të vitit 2022, Royal York hap zyrtarisht zyret në Prishtinë si kontraktor i jashtëm (outsourcing) për shërbimet e patundshmërisë të cilat ofrohen në Kanadë. Që nga ajo kohë stafi është gjithmonë duke u rritur dhe zhvilluar në fusha të ndryshme të punës dhe karrierës. Me staf profesional dhe të përkushtuar, Royal York ka arritur majat e suksesit nga Kosova në Kanadë.

Royal York beson se kjo është një mundësi unike për dikë që është i/e interesuar të zhvilloj një karrierë në patundshmëri, shitje ose marrëdhënie me klientë.

Për momentin Royal York ofron këto pozita pune në Kosovë:

  1. Sales Specialist
  2. SEO Specialist, Video Designer, Social Media Specialist
  3. Customer Care Representative
  4. Vendor Specialist
  5. Marketing Coordinator
  6. Customer Care Specialist
  7. Sales Specialists
  8. CRM Accountant
  9. Human Resources Coordinator
  10. Customer Care Specialist (6:00 AM - 2:00 PM)
  11. Customer Care Specialist (2:00 PM - 10:00 PM)
  12. Executive Assistant

Si pjesë e ekipit të Royal York, ne ofrojmë mundësi të veçanta për t'u punësuar në Kanadë. Një mundësi fantastike për të zhvilluar një karrierë më të mirë dhe afatgjatë, rrethuar nga profesionist të kësaj fushe.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet