1

Menaxher/e i/e Restaurantit, Shankist/e, Kamarier/e

Ruaj
Restaurant Arbëresh
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita:

  • Menaxher/e Restaurantit
  • Shankist/e 
  • Kamarier/e

Vendi i punës: Arbëresh Restaurant

Arbëresh Restaurant shpall konkurs për pozitën Menaxher/e Restaurantit.

Kërkojmë një menaxher/e të përkushtuar dhe me përvojë në fushën e gastronomisë për të udhëhequr operacionet e përditshme të restaurantit dhe për të siguruar cilësi të lartë në shërbim dhe organizim.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhimi i përditshëm i operacioneve të restaurantit;
  • Organizimi dhe koordinimi i stafit në mënyrë efikase;
  • Mbikëqyrja e cilësisë së shërbimit dhe respektimi i standardeve të brendshme;
  • Sigurimi i komunikimit të mirë me furnitorët dhe klientët;
  • Raportimi periodik për performancën e restaurantit dhe sugjerimi i përmirësimeve.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Arsim i mesëm ose i lartë (përparësi drejtimet e gastronomisë dhe menaxhimit);
  • Njohuri të mira në fushën e gastronomisë, me përparësi në ushqimet detare;
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze (me shkrim dhe me të folur);
  • Përvojë pune relevante në pozita të ngjashme;
  • Aftësi të zhvilluara në organizim, komunikim dhe udhëheqje të ekipit.

Kushtet që duhet të plotësohen për pozitën Shankist/e:

  • Të ketë përvojë pune;
  • Të ketë njohuri të gjuhës Angleze ( e preferueshme)
  • Të jetë i gatshëm për 2 (dy) ndërrimet, varësisht nga nevojat e brendshme të Restaurantit.

Kushtet që duhet të plotësohen për pozitën Kamarier/e:

  • Të ketë përvojë pune 
  • Të njohë menynë e peshkut dhe mishit
  • Të ketë njohuri të gjuhës Angleze (e preferueshme)
  • Të jetë i gatshëm për 2 (dy) ndërrimet, varësisht nga nevojat e brendshme të Restaurantit. 

Çfarë ofrojmë:

 

  • Ambient pune dinamik dhe prestigjioz.
  • Pagesë konkuruese 
  • Shujte ditore
  • Përvojë unike në një nga ambientet më luksoze në Kosovë

 

 

Kandidatet e interesuar mund te aplikojnë duke dërguar CV ose shprehur interesimin për pozitën e caktuar në E-mail: restaurantarberesh@gmail.com ose duke na kontaktuar në numrin 045/ 200 000.

Afati i fundit për aplikimit: 13.10.2025-13.11.2025

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet