
www.postman-ks.com
Ekipa e Postman po rritet!
Postman hap konkurs pune për: Korrier -Kamenicë, Gjilan, Viti (3 Pozita)
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Bën selektimin dhe skenimin e dërgesave të pranuara.
- Organizon porositë hyrëse në bazë të rrugëve dhe adresave të dërgimit.
- Siguron dorëzimin e saktë dhe në kohë të të gjitha porosive, duke iu përmbajtur rregullave postare dhe standardeve të shërbimit.
- Telefonon dhe shpërndanë dërgesat në adresat e sakta të klientëve.
- Sigurohet që të gjitha kërkesat dhe ankesat e klientëve të trajtohen me respekt dhe në kohën e duhur.
- Bashkëpunon me kolegët dhe mbikëqyrësit për të optimizuar rrugët e dorëzimit, për të zgjidhur çështjet e dorëzimit dhe për të përmirësuar efikasitetin e përgjithshëm dhe kënaqësinë e klientit.
- Njohja e terenit perkates, i cili i caktohet nga mbikëqyrësi.
Kualifikimet:
- Përvojë pune në fushën e shërbimeve postare është një avantazh.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
- Patent shofer me Kategori B (e obliguar)
Bëhuni pjesë e ekipit tonë duke aplikuar përmes e-mail-it:
hr@postman-ks.com